Krimet e luftës kundër civilëve shqiptarë në zonën e Gjakovës gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 janë dokumentuar në një ekspozitë fotografish nga veterania e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shkendije Hoda.
Ekspozita e fotografive nga Shendije Hoda, një veterane e UÇK-së e cila tani është studiuese në Institutin për Hetimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, u hap të martën në qendrën kulturore “Asim Vokshi” në Gjakovë.
Hoda tha se fotografitë tregojnë viktimat e masakrave dhe civilët e torturuar, si edhe ushtarët dhe paraushtarakët serbë që operonin në zonën e Gjakovës gjatë luftës.
Ajo tha se pas luftës ishte përfshirë në gjetjen dhe rivarrosje e trupave të pajetë të masakrave në Gjakovë – një nga qytetet që u prek më shumë nga konflikti, dhe ku shumë civilë shqiptarë u vranë dhe shumë gra u përdhunuan. Shumë viktima të mbeten të zhdukur.
Ajo shpjegoi se ajo vendosi ta organizonte ekspozitën pas një sërë incidentesh që kishin lidhje me Serbinë dhe që kanë zemëruar shqiptarët e Kosovës gjatë javëve të fundit.
“Situata e krijuar së fundmi në Kosovë, përfshirë edhe murin e ndërtuar nga pala serbe në Mitrovicë, arrestimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj në Francë, peligrimazhin serb në Kishën Ortodokse në Gjakovë dhe trenin me mbishkrime nacionaliste që u përpoq të hynte në Kosovë, më bën të vendosja papritur të hapja këtë ekspozitë në bashkëpunim me Institutin për Hetimin e Krimeve të Luftës,” tha ajo.
Shumë banorë vendas morën pjesë në hapjen e ekspozitës, shumica e tyre të afërm të viktimave.
“Po kalojnë vite, por ajo që u është bërë civilëve shqiptarë s’mund të harrohet. Kriminelët serbë bënë gjëra që askush s’mund t’i marrë me mend,” tha Afrim Domi, babai i Yllka Domit, një poete e re dhe anëtare e UÇK-së që u vra gjatë luftës.