Mos humbisni:  Mjedisi Energjia Korrupsioni Media Watch
more
Rreth nesh Kontaktoni
Na ndiqni 
Published by
Investigime Analiza Lajme Reportazhe Opinion Intervista Rajoni Fotogaleri Blog Videogaleri
Investigime Analiza Lajme Reportazhe Opinion Intervista Rajoni Fotogaleri Blog Videogaleri Rreth nesh Kontaktoni
Faqja e pare » Fotogaleri » COVID-19 nuk i ndal romët të kremtojnë ditën e Shën Gjergjit
Cincopa WordPress plugin
Tiranë - 6 May 2020

COVID-19 nuk i ndal romët të kremtojnë ditën e Shën Gjergjit

Mes vështirësive të shumta që u kanë sjellë 2 muajt e papunësisë dhe të izolimit, komuniteti rom në Tiranë ka mbajtur gjallë traditën duke kremtuar edhe këtë vit ardhjen e pranverës që shënohet në 6 maj – ditën e Shën Gjergjit apo siç quhet dhe prej tyre, Ederlezi.

Varja e degëve të luleve apo bimëve të ndryshme në pragun e derës simbolizon ardhjen e pranverës | Foto : Nensi Bogdani
Zjarri është një tjetër ritual që simbolizon kalimin e pengesave dhe mirëseardhjen e një stine të re | Foto : Nensi Bogdani
Pavarësisht situatës së rënduar të këtyre muajve, komuniteti Rom njihet për shpirtin e tyre pozitiv dhe ruajtjen e traditave të festimit | Foto : Nensi Bogdani
Pavarësisht situatës së rënduar të këtyre muajve, komuniteti Rom njihet për shpirtin e tyre pozitiv dhe ruajtjen e traditave të festimit | Foto : Nensi Bogdani
Një qenush i dekoruar me rruaza për festën e Shën Gjergjit | Foto : Nensi Bogdani
Një prej banoreve sjell degët e para të pemëve që do të varen në pragjet e dyerve të shtëpive | Foto : Nensi Bogdani
Një nënë me vajzën dhe nipin e saj pret me lule në duar ardhjen e pranverës në ditën e Shën Gjergjit | Foto : Neni Bogdani
Një djalë i vogël përkëdhel qengjin i cili do të flijohet nga banorët si ritual i ditës së Ederlezit | Foto : Nensi Bogdani
Në pasditen e 5 Majit, burrat dhe gratë mblidhen në grupe të veçanta për të filluar festimet e ditës së Shën Gjergjit | Foto : Nensi Bogdani
Në pasditen e 5 Majit, burrat dhe gratë mblidhen në grupe të veçanta për të filluar festimet e ditës së Shën Gjergjit | Foto : Nensi Bogdani
Flijimet e qengjave janë një nga ritualet kryesore të ditës së Shën Gjergjit që konsiderohet dhe si dita më e rëndësishme e komunitetit Rom | Foto : Nensi Bogdani
Më 6 Maj familjet e komuniteti Rom mblidhen duke pjekur mish qengji si pjesë e ritualeve të ditës së Shën Gjergjit | Foto : Nensi Bogdani
Fëmijë të gëzuar për ardhjen e pranverës | Foto : Nensi Bogdani
Banorë të komunitetit Rom festojnë ardhjen e pranverës në Ditën e Shën Gjergjit | Foto : Nensi Bogdani
Banor i komuniteti Rom, banorët shprehen se kjo ditë për ta është po aq e rëndësishme sa viti i ri | Foto : Neni Bogdani
6 Maji - Dita e Shën Gjergjit festohet nga komuniteti Rom me rituale të flijimit të qengjave | Foto : Neni Bogdani
Banorët sipas traditës fillojnë festimet e ditës së Shën Gjergjit që prej pasdites së 5 Majit deri në agim | Foto : Neni Bogdani

Pavarësisht masavetë distancimit social për shkak të pandemisë së COVID-19, në lagjen Selitë – një prej zonave të banuara nga komuniteti rom në periferi të Tiranës, të martën dëgjohej që nga larg muzika tradicionale dhe dallohej tymi i zjarrit të ndezur në prag të ditës së Shën Gjergjit (Ederlezi).

“Shën Gjergji është dita jonë, për ne kjo është njësoj si viti i  ri…”, i tha BIRN një prej anëtarëve të këtij komuniteti, i ulur rreth në një tavoline druri të mbushur me pije alkoolike dhe me mish qengji. “Por ky është viti i parë që nuk po e festojmë siç duhet,” shtoi ai.

Përveç vështirësive të krijuara nga epidemia e COVID-19, 2 javë më parë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, i prishi dhe tregun e rrobave të përdorure pranë “Pallatit me shigjeta’, ku një pjesë e madhe e këtij komuniteti siguronte të ardhurat e tij.

“Sigurisht që duam të festojmë si çdo vit, ne mezi e presim këtë ditë të shënuar, por këtë vit nuk po ndihet si vitet e tjera….kemi 3 muaj pa të ardhura, nuk kemi dalë për të shitur gjë,” tha një burrë tjetër i shtruar rreth sofrës.

“Tani që u liruan masat na bllokuan edhe tregun e lirë të rrobave…është viti i parë që nuk po festojmë siç duhet 6 majin,” shtoi ai.

6 Maji shënon ditën e Shën Gjergjit, ose siç quhet ndryshe nga komuniteti Rom – Dita e Ederlezit. Kjo ditë për këtë komunitet simbolizon edhe kremtimin e ardhjes së pranverës, një praktikë pagane, dhe lënien mbrapa të shumë gjërave të tjera jo të mira.  Rituali i kësaj dite përfshin përgatitjen e mishit të qengjit, vënien e degëve të pemëve në pragjet e dyerve të shtëpive dhe larjen në lumë në orët e para të mëngjesit.

“Ne jetojmë të sotmen, e sot po festojmë ditën tonë të shumëpritur, ardhjen e pranverës, ditën e Ederlezit”, tha një nga banorët e komunitetit Rom në Selitë, ndërsa dëfrejnë me muziken e tyre tradicionale. “Këtu midis nesh nuk e kemi koronavirusin “.

Sipas censusit të publikuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në vitin 2014, minoriteti rom në Shqipëri llogaritet të ketë një popullsi prej 18,276 banorësh.

Ky minoritet bën pjesë në shtresën më të varfër të popullsisë dhe gjatë 2 muajve tw fundit po pwrballet gjithashtu me pasojat e masave parandaluese të COVID-19.

Megjithatë, ky komunitet njihet për frymën pozitive dhe ruajtjen e traditave; pavarësisht vështirësive edhe këtë vit ata nuk e kanë lënë pa kremtuar një datë kaq domethënëse sa Ederlezi.

“Për shkak të problemeve të mëdha ekonomike dhe familjare, këtë vit komuniteti nuk do të mund ta festojë siç duhet këtë festë kaq të rëndësishme e domethënëse për to,” u shpreh aktivistja, Romina Sefa, njëkohësisht edhe përfaqësuese e Qendrës për Advokim Social.

Kjo ditë  e cila konsiderohet si festë pagane e sakrifikimit, përveç therjes së qengjit, shoqërohet me grupe të komunitetit Rom që festojnë me këngë e valle, duke ndezur zjarre e duke kaluar lumin në agim si shenjë e lënies pas të të këqijave.

“Si traditë, ne e gdhimë gjithë natën me aheng para mëngjesit të 6 Majit, dhe në të gdhirë ikim në lumë, por këtë vit nuk mund të shkojmë në lumë për shkak të masave kufizuese”, tha një anëtaret e  komunitetit në lagjen Selitë.

“Këtë vit mesa duket ujin e lumit do e improvizojmë me ujë nëpër legena dhe fuçi,” ironizuan ai, duke theksuar që tradita e larjes së të këqijave në ujë është edhe ajo që finalizon ardhjen e një stine të re dhe të begatë për to.

Pergatitur: Nensi Bogdani | BIRN | Tiranë

Fotogaleri te tjera

Nartë dhe Lugina e Drinos - 13 Jan 2021

Censusi ndërkombëtar i zogjve më 15-17 Janar në Shqipëri

Raimond Kola | BIRN
Tiranë - 30 Dec 2020

Dritat e festës së Vitit të Ri në Tiranë

Nensi Bogdani | BIRN
Tiranë - 15 Oct 2020

Maskat në Tiranë

Nensi Bogdani | BIRN
Milano - 13 Oct 2020

Në Milano populli zbret në rrugë kundër homotransfobisë

Ervin Shulku | BIRN
17 Sep 2020

Protesta e naftëtarëve të Ballshit

Nensi Bogdani
Tiranë - 25 Jun 2020

Policia ndalon protestuesit në mbrojtje të mjedisit për protestë të “paligjshme”

Nensi Bogdani | BIRN
Tiranë - 2 Apr 2020

Jeta e përditshme në Tiranë gjatë epidemisë së COVID-19

Nensi Bogdani | BIRN
Milano - 17 Mar 2020

Milano nën karantinë: kryeqyteti financiar i Italisë i zbrazur nga COVID-19

Ervin Shulku
Më shumë

Më të lexuarat
Më të komentuarat
  • Prerje e paligjshme e pyjeve, 8 persona procedohen penalisht në Dibër
  • Reforma e qeverisë “Rama” kompensoi vetëm 3% të pronarëve në pesë vjet
  • Shqipëria përzë diplomatin rus “me keqardhje”, shkeli masat anti-COVID
  • Gjyqtarja Klodiana Gjyzari ballafaqohet me probleme të pasurisë dhe figurës
  • KQZ-ja e re rikthehet te yçklat e vjetra, shfuqizohet gjoba ndaj zyrtarit socialist
  • Skeda e pasurisë së deklaruar –Fatmir Xhafaj – Ish ministër i Brendshëm
  • Vritet pas një sherri i riu në Durrës
  • Skeda e pasurisë së deklaruar –Klodiana Gjyzari –Gjykata e Apelit Vlorë
  • Skeda e pasurisë së deklaruar-Luan Kaloçi-Prokuror i Apelit Tiranë
  • Aleanca e palumtur PS-PDIU përfundon me dhunë në Bashkinë Dibër
  • Studimi: Studentët ‘nën presion’ nga korrupsioni në universitete
  • Tirana do t’a paguajë shtrenjtë koncesionin e inceneratorit të plehrave
  • Biznesi i pandershëm i Byrosë së Sigurimeve me jetën e shqiptarëve
  • Çiklistët në Tiranë pedalojnë për më shumë siguri në rrugë (Video)
  • Reforma zgjedhore, ekspertët kërkojnë “veting financiar” për partitë politike
  • Lufta shqiptare kundër drogës
BLOG >>
Krahasimet me heroizma historike e bëjnë dhunën edhe më të pakuptimtë
Gjergj Erebara
Degradimi gradual por i dukshëm i policisë drejt dhunës
Gjergj Erebara
Shkëndijat e vullnetarizmit që pasuan tërmetin u shuan me kalimin e kohës
Gëzim Kabashi
Eksodi i të rinjve: Cila është fatura që duhet të paguajmë?
Armela Xhaho
A janë zgjedhjet në SHBA si zgjedhjet shqiptare?
Gjergj Erebara
Katër zgjedhjet më të kontestuara amerikane
BIRN
Rreth nesh Stafi Kontaktoni Ankesa dhe Korrigjime Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera Pyetje të shpeshta
Na ndiqni: Facebook | Twitter | Google+ | Rss
© 2014 All Rights Reserved.