Qindra qytetarë në Kosovë organizuan të mërkurën një protestë pas zbulimit të të dhënave të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Prishtinës nga Konsullata Amerikane, që tregoi se ditët e fundit Prishtina renditej si qyteti më i ndotur në botë.
…
Parlamenti i Kosovës do të mbajë një sesion të jashtëzakonshëm gjatë ditës për të diskutuar çështjen e ndotjes, ndërsa masat emergjente për të ulur nivelet e ndotjes hynë në fuqi prej orës 6 të mëngjesit, masa që përfshijnë ndalimin e trafikut të makinave në qendrën e qytetit dhe në bulevardet kryesore deri në orën 10 të ditës së sotme.
Tridhjetë autobusë urbanë do të ofrojnë transport falas, ndërsa këto masa janë në fuqi.
Përdorimi i qymyrit është gjithashtu i ndaluar deri në një njoftim të mëtejshëm nga komuna dhe qeveria.