Lajm15 Oct 2018

Gashi shkarkohet nga posti i Ministrit të Brendshëm të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të hënën shkarkoi Bejtush Gashin nga posti i ministrit të brendshëm, mesa duket, duke vepruar me kërkesë të vetë partisë së Gashit, Aleanca Kosova e Re, AKR.

Autor: Die Morina, Adelina Ahmeti BIRN Prishtinë
Printo

Ministri i brendshëm i shkarkuar Bejtush Gashi. Foto: Ministria e Punëve të Brendshme.

Pesë muaj pasi u caktua si ministër i brendshëm në Kosovë, Bejtush Gashi u shkarkua të hënën pas një vendimi të marrë nga partia e tij, Aleanca Kosova e Re, AKR.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Rrahim Pacolli, konfirmoi vendimin për BIRN.

“Ministri Bejtush Gashi u shkarkua. Ky shkarkim ka ndodhur për shkak të performancës së tij si ministër,” tha Pacolli, duke mos ofruar detaje të tjera.

Burimet e BIRN thonë se kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar Gashin me kërkesën e AKR-së, një partner koalicioni i udhëhequr nga Behgjet Pacolli i cili shërbeu si Ministër i Jashtëm dhe zv/kryeministër.

As Gashi as Pacolli nuk iu përgjigj përpjekjeve të BIRN-it për të marrë shpjegime të mëtejshme për këtë veprim deri në kohën e publikimit të lajmit.

Gashi u emërua ministër në prill 2018, disa ditë pasi paraardhësi i tij Flamur Sefaj u shkarkua pas dëbimit të diskutueshëm të pesë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.