Lajm13 Nov 2019

Gjykata e Lezhës, burg pa afat për të dyshuarin si bashkëpunëtor në vrasje

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vendosi të mërkurën masën e sigurisë burg pa afat për shtetasin Mikel Alia, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen për hasmëri të Eri Zefit në fshatin Zall Xhuk të Mirditës.

Autor: Elvis Hila BIRN Lezhë
Printo

I dyshuari, Mikel Alia duke u shoqëruar në Gjykatën e Lezhës | Foto : Elvis Hila

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg të dyshuarin Mikel (Gjovalin) Alia, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Eri Zefit, ngjarje e ndodhur në Zall Xhuxhë të Mirditës me 2 tetor.

Gjatë seancës gjyqësore për rivlërsimin e masës së sigurisë e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura, Aline nuk ka folur asnjë fjalë, por ka qenë avokati i tij i cili ka kërkuar që i pandehuri të hetohet në gjendje të lirë, me argumentin se nuk ka lidhje me vrasjen e Eri Zefit. Ndërsa në lidhje me ngjarjen ai ka thënë se do të flasin gjatë fazës së hetimeve.

Por duke iu referuar provave dhe fakteve të paraqitura nga prokurori i çështjes Erjon Shehaj, gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi që mos ta ndryshojë masën e sigurisë arrest me burg për Mikel (Gjovalin) Alia, e cila u dha në mungesë.

Nga hetimet rezulton se i dyshuari ka qenë shok i ngushtë me viktimën Eri Zefi, dhe dyshohet se ka luajtur në rol të rëndësishëm në ekzekutimin e 34-vjeçarit, pasi Prokuroria pretendon se e ka nxjerrë në pritë tek hasmit për ta ekzekutuar.

Alia u vetëdorezua në policinë e Lezhës mëngjesin e së martës, pasi qëndroi disa ditë në arrati.