Lajm12 Nov 2021

Gjyqtari Ervin Trashi shkarkohet nga detyra

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari i Vlorës, Ervin Trashi nuk e kundërshtoi dot barrën e provës dhe u rrëzua kërkesa e tij për çeljen e hetimit në kriterin profesional.

Autor: Edmond Hoxhaj BIRN Tiranë
Printo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall vendimin per gjyqtarin Ervin Trashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Vlorës, Ervin Trashi. Gjyqtari Trashi nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit.

Gjatë seancës dëgjimore më 9 nëntor, u relatuan probleme në pasurinë e gjyqtarit Ervin Trashi si dhe balncë negative në shumën totale 7.7 milionë lekë. Problem u gjet edhe në mosdeklarimin prej tij të një procedimi penal.

Trashi i kundërshtoi gjetjet e KPK dhe kërkoi hapje të hetimit edhe në kriterin e profesionalizmit.

Trupi gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqyarin Trashi kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firded Shulin dhe anëtare Suela Zhegun. Kryesuesja Bekteshi sqaroi gjatë shpalljes së vendimit, se gjyqtari Trashi nuk kishte arritur të kundërshtonte gjithë barrën e provës dhe për kete arsye ishte vendosur të mos pranohej kërkesa e tij për çeljen e hetimit administrativ për profesionalizmin.

Ervin Trashi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Gjirokastrës. Prej vitit 2011, ai e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *