Lajm10 Sep 2021

Gjyqtarja Ariola Kristo shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren e Korçës, Ariola Kristo.

Autor: Edmond Hoxhaj BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtarja Ariola Kristo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtres së Gjykatës së Korçës, Ariola Kristo.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën Komisionj bëri me dije se kishte gjetur gjatë hetimit administrativ një sërë problemesh në pasuritë e gjyqtares së Korçës Ariola Kristo. Problemet lidheshin kryesisht me mungesën e burimeve të ligjshme për ndërtimin e një shtëpie 3 kate plus bodrum në qytetin e Korçës në vitet 2006-2008. Në seancë u relatua se nga analiza financiare ishte konstatuar balancë negative fondesh ne shumën 6.8 milionë lekë, për kryerjen e investimeve dhe përballimin e shoenzimeve.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për Kristob kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Genta Tafa (Bungo).

Ariola Kristo përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Ajo punoi prej gati dy dekadash pranë kësaj gjykate.