Lajm19 Mar 2020

Grabitjet në Rinas, arrestohen vëllezërit Çalja

Policia arrestoi të enjten vëllezërit Klement dhe Eldi Çalja, të akuzuar për një sërë grabitjesh me armë në aeroporin e Rinasit. Policia tha se ka sekuestruar para dhe armë.

Autor: Vladimir Karaj BIRN Tiranë
Printo

Ekspertë të policisë shkencore duke kërkuar për prova, në vendin ku policia shkëmbeu zjarr me grabitësit e armatosur, të cilët vodhën një sasi të panjohur parash brenda pistës së aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, Tiranë më 9 prill 2019. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çalja të dyshuar si pjesë e grupit që grabiti disa herë makinat që trasferonin para në zonën e Rinasit, u njoftua se ishin arrestuar të enjten.

Policia e Shtetit njoftoi se vellezërit e dyshuar sëfundmi për grabitjen e 9 prillit 2019, në të cilën makina e tyre theu perimetrin e sigurisë së aeroportit dhe grabiti paratë që do të trasferoheshin me Austrian Airlines, u ndaluan në një operacion në të cilin morën pjes 300 forca policie përfshi forcat speciale dhe atë të drejtorive të Durrësit dhe Elbasanit.

Policia njoftoi po ashtu se ishin kapur “armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete”.

Makinat që trasferonin para në Rinas u grabitën 5 herë nga viti 2016 deri në 2019 dhe dy herë grabitësit hynë brenda në pistën e avionëve. Në grabitjen e fundit që çoi edhe në zbulimin e anëtareve të grupit në të cilin dyshohet se bëjnë pjesë edhe vëllezërit Çalja, Admir Murataj një nga grabitësit i dyshuar edhe si kreu i grupit mbeti i vrarë.

Hetimet e prokurorisë mbi grabitjen zbuluan se grupi kishte grabitur mbi 7 milionë euro në disa grabitje. Disa anëtarë u arrestuan menjëherë pas grabitjes, ndërsa një pjesë e parave të grabitura u sekuestruan. Prokuroria sekuestroi po ashtu disa qindra mijëra euro në prona të dyshuara me burim nga paratë e grabitura.

Lexo edhe

Hetimi i Admir Muratajt ekspozon pastrimin e “thasëve me para” në prona të patundshme

Shqipëria tronditet nga thyerja esktreme e sigurisë në aeroportin e Rinasit

Policia ndalon 4 të dyshuar për grabitjen e aeroportit të Rinasit