Investigim26 Jan 2016

Gratë e reja nga Kosova prijnë kampet në ISIS

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të Europës që kur Shtetet e Bashkuara ndihmuan në çlirimin nga regjimi serb. Por një ndryshim në këtë vend me shumicë laike, po gjen shtrirje mes të rinjve, radikalizimi i të rinjve.

Autor: Arbana Xharra BIRN Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan dhe Tërpezë
Printo

Proteste kunder diskriminimit fetare - Prishtina 23 Shtator 2011 Foto nga: Laura Hasani

Proteste kunder diskriminimit fetare – Prishtina 23 Shtator 2011 Foto nga: Laura Hasani

Laura Hyseni ishte një adoleshente tipike e Kosovës, dilte me shoqet nëpër kafene dhe bare dhe nuk i shkaktonte shumë telashe prindërve të saj me mendje të hapur.

“Ajo mund të merrte një taksi dhe të shkonte nëpër takime nëpër kafene me miqtë e saj në qytet. Vishej njësoj si moshataret e saj – në disa raste me minifunde apo me xhinse. Ajo qe shumë moderne”, thotë Faik Uksmajli, djali i të cilit, Arbnori, u martua me të.

Lotët i rrjedhin në faqe ndërsa ai kujton, i ulur në një karrige druri në ballkonin e tij në Nerodime të Epërme, një fshat i vogël në rrafshnaltën bujqësore që rrethon qytetin e tretë më të madh në Kosovë, Ferizaj. Jo shumë larg prej këtu gjendet baza kryesore e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Kampi “Bondstill”.
Uksmajli tregon se Arbnori dhe vëllai i tij më i vogël, Alberti, ishin të shoqërueshëm dhe të hapur njësoj si Laura, por pastaj atyre të treve diçka e tmerrshme u ndodhi vitin e kaluar.

“Brenda vetëm pak muajsh, hoxha i fshatit dhe bashkëshortja e tij ua shpëlanë trurin”, thotë ai.
Ata u bënë myslimanë striktë dhe u shkëputën nga miqtë e tyre. Arbnori rriti mjekrën, veshi pantallona treçerekëshe, një simbol për disa fundamentalistë, dhe fliste vazhdimisht për Shamin, emri fetar për tokën e Sirisë.
Laura, në të 20-at dhe tashmë nënë e dy fëmijëve, u fsheh pas një ferexheje të zezë nga koka deri te këmbët, ishte mbyllur në dhomën e saj dhe rrallë fliste me të tjerët.

“Krejt papritur ajo filloi të refuzojë t’ua japë dorën të afërmve”, thotë Uksmajli. “Unë nuk i njihja dot fëmijët e mi. Ata flisnin për të ndihmuar vëllezërit e tyre në Siri dhe thanë se myslimanët e vërtetë jepnin gjithçka për fenë. Por unë u shqetësova shumë kur ata thanë se Kampi ‘Bonstill’ duhej të bombardohej”.
“U përpoqa t’ua shpjegoj fëmijëve të mi se Amerika e ka ndihmuar Kosovën”, shton ai. “Por shpejt e kuptova… ata po planifikonin të shkonin në Siri”.

I dëshpëruar për t’i ndaluar, shkoi në stacionin e Policisë
“U kërkova dhjetëra herë atyre t’ua konfiskonin pasaportat por ata nuk bënë asgjë. Fëmijët e mi arritën të shkonin me aeroplan nga Prishtina për në Turqi dhe pastaj të kalonin pa problem kufirin për në Siri”.
Kjo ndodhi në gusht 2014. Gjërat u përkeqësuan vitin që vijoi.

Faik Ukesmajli babai i Arbnorit dhe Albertit nga Nerodime -Ferizaj - 1 Qershor 2015- Foto : Driton Bublaku

Faik Ukesmajli babai i Arbnorit dhe Albertit nga Nerodime -Ferizaj – 1 Qershor 2015- Foto : Driton Bublaku

Kosova me numrin më të madh për kokë banori, në ISIS

Laura është nga një grup i vogël, por në rritje, grash të reja të Kosovës, disa prej të cilave ende adoleshente, të cilat i janë bashkuar grupimit radikal ISIS (Shteti Islamik) në Siri dhe Irak.
Disa, si Laura, ndjekin bashkëshortët me të cilët shpesh ndajnë mendime radikale, por të tjera kanë ikur vetëm, apo janë përpjekur të ikin, dhe shumë pak prej tyre janë kthyer në Kosovë.

Ky fenomen i ka shqetësuar autoritetet e Kosovës. Policia thotë se rreth 300 burra dhe 42 gra besohet se kanë ikur nga vendi me shumicë myslimane prej vetëm 1.8 milionë njerëz, për t’u bashkuar me ISIS – kjo është norma më e lartë për kokë banori në Evropë, krahas Bosnjës.

Shumë nga historitë e tyre janë të ngjashme me ato të vendeve të tjera perëndimore – rebelim ndaj prindërve me mendime të kundërta, indoktrimin nga udhëheqës fetarë jashtë rrymave kryesore dhe obsesion me internetin.
Megjithëse mbi 90 për qind të kosovarëve e identifikojnë veten si shqiptarë myslimanë, gjenerata e mëparshme u rrit në Jugosllavinë socialiste dhe në atë kohë shumë pak prej tyre ishin besimtarë të devotshëm.

Kushtetuta laike e Kosovës

Pas një konflikti në fund të viteve 1999, Perëndimi mbështeti në përgjithësi autonominë e Kosovës nga Serbia, dhe më pas pavarësinë në vitin 2008, duke i bindur shumicën se aleatët e tyre më të ngushtë qenë në Washington dhe Bruksel.

Por pavarësisht kësaj, grupimet islamike kanë nisur të shtrijnë ndikimin. Që nga lufta, organizata fetare nga vendet arabe kanë krijuar një prani të madhe, duke ofruar kurse për anglisht dhe për kompjuter – krahas mësimeve të Kuranit. Shumë të rinj kanë marrë bursa për t’u përgatitur si imamë në Arabi Saudite, Egjipt dhe vende të tjera.
Gra me ferexhe dhe burra me pantallona treçerekëshe dhe mjekër janë bërë pamje e zakonshme.

Imami i dyshimtë hedh poshtë akuzat

Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë me normë papunësie mbi një të tretën, por Faik Uksmajli, një burrë me kushte të mira ekonomike që kishte rreth 40 të punësuar në prodhimin e karrigeve të drurit, thonë se varfëria nuk ka të bëjë me rastin e familjes së tij.
Ai thotë se nuk ka dyshim se djemtë dhe nusja e djalit të tij u radikalizuan nga hoxha i fshatit, Nehar Hyseni, dhe bashkëshortja e tij.

Xhamia e re e fshatit gjendet përballë shtëpisë së Uksmajlit dhe ish-punishtja e tij gjendet ngjitur shtëpisë së tij, rrethuar nga rrugë të ngushta dhe të përbaltura.
Imami Hyseni, në të 30-at, banon në shtëpinë afër xhamisë. Me vajzën e tij të vogël në krah në oborrin e shtëpisë së tij, ai refuzon fillimisht të flasë pastaj mohon prerazi akuzat.

“Unë e takova djalin e vogël të Faikut, unë nuk ia mbaj mend as emrin. Vetëm një herë – ai erdhi të më pyeste për rregullat e faljes, për shkak, siç më tha, kishte në plan të shkonte në Gjermani. Çdo gjë tjetër që babai i tij thotë është gënjeshtër”, thotë ai. Ai madje mohon që bashkëshortja e tij të ketë takuar Laurën që sot është në Siri bashkë me dy fëmijët e saj, 4 dhe 2 vjeç.

Ky imam thotë t’i ketë deklaruar edhe Policisë së Kosovës se ai nuk kishte fare të bënte me ikjen e të tre këtyre të rinjve nga familja Uksmajli.
“Policia erdhi këtu dhe unë dhashë gjithashtu një deklaratë te Bashkësia Islame e Kosovës”, shton ai. Bashkësia Islame e

Kosovës drejton xhamitë e Kosovës dhe emëron imamët, për të cilët Hyseni thotë se po trajtohen si padrejtësisht.
I pyetur nëse ai ka folur ndonjëherë mbi luftën në Siri gjatë predikimeve në xhaminë e tij, ai thotë: “Jo, kurrë. Unë kisha tema të tjera më të rëndësishme për të diskutuar me besimtarët”.
Uksmajli thotë se pasi fëmijët e tij e kontaktuan për t’i treguar se tashmë kanë shkuar në ISIS, ai shiti biznesin e tij për të mbledhur paratë për udhëtimin deri në Siri në përpjekje për t’i kthyer fëmijët në shtëpi.

Ai shpenzoi 30 mijë euro – më së shumti për ndërmjetës – për të hyrë në territorin e ISIS-it duke udhëtuar përmes Turqisë lindore për në Mosul, në Irakun e veriut dhe pastaj duke kërkuar gjurmët e tyre deri në Alepo të Sirisë, përgjatë një rruge, ku ai pa shtëpi të djegura dhe trupa të pavarrosur në rrugë. Por ai nuk mori leje për fazën e fundit, për të mbërritur te kampi i militantëve ku familja e tij supozohej se ishte.

“ISIS nuk më lejoi të hyj pranë zonës së luftës. Unë nuk ia dola të gjej fëmijët e mi”, thotë ai.
Kur u kthye në shtëpi ai mori lajmin e keq nga Laura, me të cilën kontaktonte në internet. Arbnori ishte vrarë nga një bombardim ajror në Irak, në të cilin djali tjetër i tij, Alberti, ishte plagosur rëndë. Por ai thotë se sërish po përpiqet të gjejë një mënyrë për të sjellë në shtëpi së paku Laurën dhe dy nipërit e tij, tashmë në moshën 2 dhe 4 vjeç.

Në kërkim të utopisë, në kërkim të bashkëshortit

Ekspertët e sigurisë në Kosovë thonë se shumica e grave kosovare që janë bashkuar me ISIS-in e bëjnë këtë për të ndjekur një bashkëshort që kërkon të luftojë, siç bëri Laura, por pak gra të pavarura shkojnë për arsyet e tyre, duke menduar se janë në një mision të shenjtë.

“Gratë në këtë grup kërkojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive në konflikt dhe ato janë shumë të prekura nga qarqet e rekrutimit”, thotë Florin Qehaja nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë.

Usama Hasan, një kërkues në Fondacionin “Quilliam”, një institut kërkimor kundër radikalizmit me bazë në Londër, tha se disa gra qenë në kërkim të utopisë dhe disa të tjera në kërkim të një bashkëshorti me vlerë.
“Disa thonë se synimi kryesor janë luftëtarët e ‘Shtetit Islamik’ dhe ata burra që arsimohen apo punojnë në vendet perëndimore janë frikacakë apo materialistë të shitur”, thotë ai.

Vajza nga Mitrovica, udhëheqëse e kampit të grave në ISIS

Qamile Tahiri shkoi në Siri me bashkëshortin e saj, por që nga ajo kohë ka gjetur rolin e vet në ISIS.
Fotografi të siguruara tregojnë 23-vjeçaren të veshur me të zeza duke tundur një automatik në frontin e luftës në Siri.

Qamile Tahiri nga Mitrovica, (Policia e Kosoves ka siguruar fotografite te cilat thone se tregojne nje 23 vjecare te veshur me te zeza duke mbajtur nje automatike ne kufirin me Sirine).

Qamile Tahiri nga Mitrovica, (Policia e Kosoves ka siguruar fotografite te cilat thone se tregojne nje 23 vjecare te veshur me te zeza duke mbajtur nje automatike ne kufirin me Sirine).

Një burim nga sektori i sigurisë, që refuzoi të citohet me emër, tha se ajo drejton një kamp grash për ISIS-in në Siri dhe është rekrutuesja kryesore në internet për gratë shqiptare.

“Në kampin që ajo drejton ka dhjetëra gra dhe vajza nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia,” tha burimi.

Nëna e dy fëmijëve është nga një zonë pranë Mitrovicës, një qytezë në veri të Kosovës e ndarë mes kampeve etnike dhe që ka vuajtur gjithashtu nga dhuna mes shqiptarëve dhe serbëve.

Postimet e saj në “Facebook” përfshijnë fotografi të saj të armatosur krahas bashkëshortit kosovar, Besimit, për të cilin Policia thotë se mund të jetë vrarë në luftime. Pas vdekjes së tij, ajo vendosi të qëndrojë krah terroristëve të “Shtetit Islamik”.

Të afërmit e saj në fshatin Shipol refuzuan të komentojnë. Shoqet e saj të fëmijërisë nuk pranuan të flasin, duke thënë se nuk kishin dëshirë ta mërzitin babanë e saj, të cilin e njihnin personalisht.

Zbulimi i vajzave të reja që iu bashkuan ISIS-it apo grupimeve të tjera radikale në Siri kanë tronditur shumë vetë në Kosovë. Shumica e prindërve të tyre thonë se nuk e dinin qëllimin dhe se janë të tmerruar.
Njësoj si meshkujt, këto gra duket se i janë drejtuar religjionit gjatë viteve të tyre të formimit dhe burime të sigurisë thonë se ato janë ndikuar përmes leksioneve të drejtpërdrejta të imamëve apo materialeve të publikuara në internet.

Vendosja nën kontroll

Të alarmuar, autoritetet filluan t’i vendosin nën kontroll burimet e dyshuara të radikalizimit, të cila kanë “pjellë” njerëz si Lavdrim Muhaxheri, një luftëtar i “Shtetit Islamik” që gjendet në krye të listës së më të kërkuarve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Në mars 2015, Parlamenti për herë të parë shpalli të jashtëligjshme pjesëmarrjen në konfliktet e huaja dhe e dënoi këtë me deri 15 vjet burg.

Në fund të vitit 2014 Policia mbylli 14 organizata arabe që kishin vepruar prej kohësh me dyshimin se ato kishin lidhje të ngushta me grupime të islamit radikal në Kosovë.
Në një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji në Ballkan ata arrestuan gjithashtu 78 njerëz, duke përfshirë 11 imamë në dyshimin e rekrutimit të kosovarëve për “Shtetin Islamik”. Të gjithë ata u liruan më vonë, por disa janë ende nën hetime.

“Disa imamë nga vendet e Lindjes së Mesme me sjellje jotolerante kanë ndikuar te një grup njerëzish, që janë më radikalë, duke i bindur ata të bashkohen me grupimet terroriste”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, duke iu referuar kosovarëve që kanë ikur në Arabinë Saudite, Egjipt, Katar dhe vende të tjera.

“Fjalime nëpër xhami nga disa imamë të arsimuar në Arabinë Saudite ua kanë shpëlarë trurin burrave dhe grave dhe për rrjedhojë ne kemi qindra kosovarë anëtarë të ‘Shtetit Islamik’”, thotë Zuhdi Hajzeri, një imam nga Peja në perëndim të Kosovës, i cili thotë se është përballur me kërcënime me vdekje sepse ka folur kundër islamizmit radikal.

Shqipja kthehet nga ISIS-i në shtëpi

Qamile Tahiri nga Mitrovica shkoi ne Siri me burrin e saj por qe prej asaj kohe ajo krijoi profilin e saj brenda ISIS (burime te Policise).

Qamile Tahiri nga Mitrovica shkoi ne Siri me burrin e saj por qe prej asaj kohe ajo krijoi profilin e saj brenda ISIS (burime te Policise).

Nga ish-shtëpia e Laurës, 30 kilometra më në lindje, gjendet Gjilani, ku banon Shqipe Ajdini, një nga të paktat gra që janë kthyer nga Siria.

Gruaja 32-vjeçare nuk dëshiron të takohet, por babai i saj, Iljaz Ajdini, pranon të ndajë historinë e saj, megjithëse ai dukshëm është në siklet dhe i shqetësuar.

“Ne jemi falënderues të Shteteve të Bashkuara për çfarë kanë bërë për ne.

Unë nuk e di çfarë ndodhi me këtë gjeneratë, me fëmijët tanë”, fliste ai duke pirë cigare njëra pas tjetrës në një kafene pranë shtëpisë së tij.
Ajo filloi të veshë ferexhe. “Unë i thashë, nëse do të vishesh kështu, unë as nuk do të dal në rrugë me ty,” thotë ai, duke rikujtuar se si ndryshoi ajo pas martesës disa vite më parë me Sinan Mujin, nga një fshat aty afër.

“Ata deshën të marrin një pasaportë për vajzën e tyre dhe kur unë i pyeta se pse i duhej, më thanë se po shkonin në Mal të Zi për ca punë. Ata nuk më morën në telefon për një javë, pastaj telefonuan dhe më thanë se kishin shkuar në Siri.”
Kjo ndodhi në gusht 2014. Ajo u kthye në shtëpi në qershor pasi bashkëshorti i saj u vra duke luftuar për ISIS-in.

Iljaz-Ajdini babai i Shqipe Ajdinit – Gjilan -14 Shtator 2015- Fotografe: Laura Hasani

Iljaz-Ajdini babai i Shqipe Ajdinit – Gjilan -14 Shtator 2015- Fotografe: Laura Hasani

Udhëtim i lehtë për në ISIS

Është relativisht e lehtë dhe e lirë për çdo kosovar që të shkojë deri te zona e konfliktit në ISIS.
Turqia, ndalimi i parë, nuk është larg, fluturimet apo autobusët kushtojnë pak dhe udhëtimi është pa viza. Nga atje ata mund të kapërcejnë kufirin, pak të ruajtur në juglindje të vendit, për të hyrë drejtpërsëdrejti në vijën e luftës civile katërvjeçare të Sirisë.

Policët në aeroport tashmë janë shumë më të kujdesshëm dhe rekrutët parapëlqejnë rrugën tokësore përmes kufirit lindor me Maqedoninë në Hanin e Elezit, thotë Policia.

Dy adoleshente kanë bërë përpjekje për të shkuar, por kanë dështuar. Policia ndaloi adoleshentet, Qendresa Zejnullahu dhe Altina Salihu, që të dyja të lindura në vitin 2000, ndërsa po përpiqeshin të ecnin drejt Maqedonisë në mars të vitit 2015. Asnjëra prej tyre nuk kishte dokumente identifikimi.

Familjet thonë se ato u joshën nga dikush përmes internetit, por ende nuk e dinë se nga kush. Vajzat nuk tregojnë.
“Vajza ime u mashtrua, ne nuk e dinim se ku kishte vajtur derisa Policia e solli në shtëpi”, rikujton nëna e Qëndresës, Hasije Zejnullahu, derisa ishte ulur në një qilim të vjetër në shtëpinë e saj në Tërpezë, në juglindje të Kosovës.
“Ato nuk dhanë kurrë shenja se qenë fetare. Duket se dikush i mashtroi ato, janë thjesht fëmijë”, thotë Salit Sahiti, drejtor i shkollës së fshatit të tyre të vogël.

Nëntë muaj më vonë, Qendresa Zejnullahu vdiq, e qëlluar në kokë. Familja fillimisht tha se qe vetëvrasje, por më pas, vëllai i saj Leotrimi tha se ai e kishte qëlluar atë gabimisht me pushkën e babait të tyre.

Shtetet fqinje kanë probleme të ngjashme

Shqipëria dhe Maqedonia fqinje janë përballur gjithashtu me probleme të ngjashme radikalizmi, siç është përballur edhe Bosnja në veri, por Policia e Kosovës thotë se vendi i tyre ka një ndryshim të pafat, pasi ka ofruar numrin më të madh të rekrutëve të ISIS-it për frymë.

Vehbi Bushati, nga skuadra antiterroriste në Policinë shqiptare, i tha BIRN-it se 29 gra kanë ikur në Siri dhe Irak nga vendi i tyre me 2.8 milionë banorë. Ekspertët e sigurisë thonë se deri në 150 nënshtetas shqiptarë janë përfshirë në konfliktin në Siri në total. Shifrat për Maqedoninë, vend që ka një minoritet shqiptar, nuk janë të disponueshme.

Pavarësisht se çfarë i tërheq ato të largohen, familjet e tyre në shtëpi duan vetëm që të ribashkohen me vajzat e tyre, të bindura se ato janë viktima që janë cytur drejt rrugës së gabuar.
Babai i Laurës, Vehbi Hyseni, ngurroi të flasë në detaje, por vetëm tha: “Unë vetëm dua të më kthehet vajza dhe nipërit. Unë dua t’i kem në shtëpi”.

Infografik nga BIRN

Infografik nga BIRN

Ky artikull u prodhua si pjesë e Iniciativës Alumni të Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari, mbështetur nga ERSTE Foundation dhe Open Society Foundations, në bashkëpunim me Balkan Investigative Reporting Network.

  • Edmond Spaho

    Shifrat qe jepen prej 300 meshkuj dhe 42 gra nga Kosova te cilet kane shkuar te luftojne per ISIS eshte hera e pare qe i ndesh. Deri tani eshte thene nga burime perendimore qe rreth 150 persona nga Kosova kane shkuar ne Siri. Ka nje tendence qe Kosova dhe Shqiperia te paraqiten si vendet europiane qe mbeshtesin me shume ISIS. Kjo nuk eshte e vertete. Shpesh ne kontribuojme per te krijuar imazhe te tilla.

    • I3VI5

      C’rendesi kane shifrat e sakta. Si 300, si 150 po skandaloze eshte.
      Mos harro qe per c’do person qe shko n’siri, ke 100 te tjere radikal qe nuk kan shkuar.
      20% e myslimaneve n’kosove (12% n’shqiperi) duan te instalojn “ligjin e sheriatit”: http://www.pewresearch.org/fact-tank/2015/12/07/muslims-and-islam-key-findings-in-the-u-s-and-around-the-world/.

      Kjo eshte e tmerrshme. Plehrat arabe po na e marin kalan nga brenda; ndersa politikanet tane pasurohen duke i lene.

      • Autor1

        Po si nuk paskan rendesi shifrat o Idio*** Nuk ke faj ti, se je i fshire nga trute si pasoje e propagandes mediatike. Jo 20% e muslimane ne KS e 12% ne Shqiperi, por 100% e muslimaneve e duan Sheriatin. Por jo ate qe ke ti ne mendje dhe te semuret e tjere mendore si ti, por ate Sheriat qe ve drejtesi mes njerezve. Jo ate qe pret kokat, por ate qe ruan jeten, dinjitetin, lirine, pasurine dhe nderin e nejrezve. Cfare fakteqesie per popullin tone, e per boten mbare jane njerez si ti, mendimi i te cileve nuk shkon pertej asaj qe shfaqet ne media.

        • I3VI5

          Autor, nese e ke kaq qef sheriatin, ik emigro tek vendet arabe, ku gjithkush qe nuk eshte vendas dhe burre, trajtohet si kafshe (nese eshte me fat). C’model ideal keni ju per shqiperine!
          A ju jeni tradhetare te kombit, po cfar te besh thuaj. Se ndryshe nga ju, shumica prej nesh nuk mendojm qe ti duhet te ekzekutohesh me gure (sic ndodh ne vendin tend te dashur), por je i lire te besosh ne cdo gje, sado absurde dhe primitive te jete.
          Dhe jeni primitiv, te gjithe ju neo-arabo-myslimanet e shqiperise / kosoves. Tmerrsisht shum mesjetare dhe te dobet nga trute, perndyshe asnje hoxhe i palar me kuran ne dore dhe i tuf lek nafte nuk do mundte tju bente lavazh truri.

          • Autor1

            Ah, ti qenke kokrra e anti-shqiptarit. Nese shan shumicen absolute shqiptare, ath cfare te ngeli ty nga te qenit shqiptar? Sa per pjesen tjeter te komentit, nuk ia vlen te te kthej pergjigje se nuk ben gje tjeter vecse perserit si papagall stereotipe qe i kane krijuar te tjeret para tjere; si tradhetar, primitiv, mesjetare etj. Nje vertetim qe tregon se ti nuk mendon, por thjeshte riprodhon si papagalli.

          • I3VI5

            Ta thash dhe i her, nese te pelqe kaq shum ky ligji islamik, shko ne arabi dhe bo “kokrren e qefit”. Vetem na le ne te tjeret rehat. Se ndryshe nga ti, shumica prej nesh nuk e duan ligjin islamik.

          • I3VI5

            – “Nuk ia vlen te te kthej pergjigje…”
            Po normale qe nuk pergjigjesh, nuk ke asnje argument kunder. Te pakten asnje argument te llogjikshem.
            – “Nese shan shumicen absolute shqiptare…” Nuk po shaj aspak shumicen e muslimaneve shqiptare (fundja dhe familja ime ashtu eshte). Po shaj ate pakice te shqiptareve (ku cuditerisht me krenari e fuske veten dhe ti) te cilet duan te instalojn ligjin islamik ne shqiperi. Dhe kjo pjese e merito te shahet sepse jane tradhetare!!! Ne kemi traditen tone te islamit te moderuar, nuk na duhet kultura e semure arabe. Nder shekuj me qindra mijera shqiptare kane dhene jeten per kte komb, duhet te jesh vertet shum pleher ta shesesh per disa qindra euro ne muaj qe ju japin arabet.
            3. “Nje vertetim qe tregon se ti nuk mendon, por thjeshte riprodhon si papagalli”.
            Eshte pak paradoksale dhe qesharake qe nje ekstremist fetar te te thote “ti nuk mendon”. haha

            Gjithsesi nuk ia vleh te meresh me ty autor. Eshte e veshtire te ndryshosh identitetin e nje kombi, sado para te paguajn arabet. Kshu qe ti vazhdo promovimin e ligjit islamik, ferexheve dhe mjekrave te palara. Vetem mos kujto se do zgjasi shum ajo rroga e parave te naftes. Dita po vje ku nafta nuk do vlej me asgje, dhe arabise do i duhet leket e grumbulluara per problemet e veta. Kshu qe shijoi sa te mundesh…