Aktivistja adoleshente suedeze Greta Thunberg në dhjetor fitoi Çmimin Right Livelihood. Ajo do t’i përdorë 100,000 dollarët e këtij çmimi për të ngritur një fondacion jofitimprurës në emrin e saj.
Aktivistja adoleshente Greta Thunberg po përdorë paratë e fituara nga një çmim që ajo mori së fundmi për të ndihmuar në krijimin e një organizate jofitimprurëse në emrin e saj “e cila do të promovojë qëndrueshmëri ekologjike dhe sociale”.
Thunberg, 17 vjeçe, e cila në dhjetor fitoi Çmimin Right Livelihood në dhjetor, do ta përdorë çmimin prej 100 mijë dollarësh për të themeluar fondacionin Greta Thunberg në Suedi.
Adoleshentja suedeze tha në janar se ajo po krijon një fondacion për të menaxhuar paratë që merr donacionet, çmimet e çdo gjë tjetër.
“Ne jemi të bindur se fondacioni i ri i Thunberg do të ketë një ndikim të madh dhe do të fuqizojë ndryshimin aq shumë të nevojshëm”, tha Ole von Uexkuell, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Right Livelihood me qendër në Suedi, në një deklaratë të enjten.
Thunberg, e cila këtë muaj u nominua përsëri për Çmimin Nobel për Paqe nga dy ligjvënës suedez, është në mesin e një liste të madhe njerëzish që po i kushtojnë fonde luftimit të ndryshimeve klimatike, duke nxitur diskutime për përdorimin më të mirë të këtyre parave.
Jeff Bezos i “Amazon”, njeriu më i pasur në botë, këtë javë u zotua se do të japë 10 miliardë dollarë për të financuar shkencëtarë, aktivistë, grupe jofitimprurëse dhe të tjera që luftojnë për të mbrojtur mjedisin dhe efektet e ndryshimeve klimatike.
Marrë me autorizim nga Weforum.org. Greta Thunberg is using the prize from her ‘alternative Nobel’ to set up a foundation