Grupi Adria Media ngriti 150 padi kundër zyrtarëve të shtetit dhe pronarëve të mediave të tjera, me pretendimin e “represionit” qeveritar dhe një fushate “negative” kundër shefit të kompanisë Aleksandër Rodiç.
“Të gjithë punonjësit e Adria Media Group dhe gazetës së përditshme Kurir po punojnë në kushte skandaloze të shtypjes nga autoritetet”, tha për BIRN shefi i komunikimit të Grupit Adria Media, Zelimir Bojoviç, duke shpjeguar shkallën e gjerë të veprimeve ligjore të ndërmarra nga kompania.
Grupi i medias njoftoi të hënën se kishte ngritur gjithsej 150 padi kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ministrit të brendshëm Nebojsha Stefanoviç, punonjësve të administratës tatimore, redaktorëve dhe pronarëve të disa tabloidëve serbë dhe shumë të tjerëve.
Veprimi erdhi si reagim ndaj një fushate përbaltjeje të mediave pro-qeveritare ndaj tabloidit kryesor të Adria, Kuririt dhe pronarit të grupit, Aleksandër Radiç.
Kurir ka qenë dikur shumë pro-qeveritar, por në muajt e fundit filloi të kritikonte administratën serbe dhe Vuçiçin, bashkë me disa media të tjera të të njëjtit grup.
Paditë qenë gjithashtu një reagim ndaj vendimit të Administratës Tatimore për të ngrirë llogaritë bankare të kompanisë më 7 korrik me justifikimin e borxheve tatimore, megjithëse shuma që Adria detyrohej nuk u zbulua.
Bojoviç këmbëngul se “AMG nuk ka borxhe tatimore”.
Ai tha se gazetarët e grupit po vazhdonin të luftonin për “atë që qeveria po përpiqet ta cedojë përgjithmonë, të drejtën e raportit të lirë dhe shkrimin kritik për të gjitha lëvizjet skandaloze dhe veprat penale nga krerët e qeverisë”.
Me më shumë se 820 punonjës, AMG është një nga kompanitë më të mëdha të mediave në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka 57 botime të printuara dhe 26 dixhitale, plus 21 kanalet YouTube në Serbi, Maqedoni dhe Kroaci, dhe ka licencën për botimet serbe të National Geographic, Cosmopolitan, Men’s Health dhe Elle.
Përpara se llogaritë t’i ngriheshin, Kurir pretendoi se u përball me dhjetëra inspektive taksash.
Bojoviç tha se Adrias iu tha informalisht se “llogaritë e saj bankare duhet të bllokohen deri në përfundim të procedurës”.
Ai tha se kjo procedurë mund të zgjasë për muaj, duke pretenduar se ishte e qartë se qëllimi i autoriteteve është të marrë asetet e kompanisë.
Më 1 gusht, grupi njoftoi se nuk do të publikojë më botimin lokal të Newsweek edhe pse ka një licencë për ta bërë këtë deri në vitin 2024, duke e quajtur mbylljen “viktima e parë e persekutimit”.
“Nëse vazhdon shtypja e tillë brutale kundër AMG, mund të pritet që edhe botime të tjera të tjera të mbyllen,” tha Bojoviç.
Adria gjtihashtu lajmëroi më 4 gusht se më shumë se 800 punonjës të saj nuk kishin marrë rrogat për shkak të asaj që e quajti “bllokim ilegal” të llogarive të kompanisë.
“Nuk ka asnjë mënyrë veçse ta çojmë pakënaqësinë tonë në gjykatë,” tha Bojoviç.
Rodiç, kreu i grupit mediatik e akuzoi Vuçiç dhe miqtë e tij të afërt disa herë se janë përgjegjës për situatën e rëndë financiare të kompanisë.
Ai gjithashtu lajmëroi në qershor se do t’i hynte politikës.
Por Vuçiç i përshkroi letrat e hapura të Rodiç, të cilat ai i publikoi në uebsajtin Kurir si “idiote”.