Blog15 Sep 2016

Guidë: Përqark liqenit më të thellë të Ballkanit mbi biçikletë

Liqeni i Ohrit është aventura ideale për entuziastët e biçikletave, të cilët duan të shijojnë një pamje 360 gradë të liqenit frymëzues të Poradecit ndërsa alternojnë turizmin kulturor me pedalimin.

Autor: Ivana Dervishi BIRN Pogradec, Ohër, Strugë
Printo

Peizazhi i qytetit të Pogradecit gjatë një pasditeje. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Peizazhi i qytetit të Pogradecit gjatë një pasditeje. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Duke vrojtuar hartën e Shqipërisë në kërkim të një destinacioni të ri, tërheqës dhe sfidues (brenda kufijve të entuziazmit), sytë m’u zhytën në liqenin më të thellë të Ballkanit, atë të Ohrit.

Meqenëse liqeni ndahet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ideja e kalimit për herë të parë të kufirit mbi biçikletë e bëri atë skenën ideale për aventurën time të radhës.

128 kilometra larg nga Tirana, liqeni i Ohrit është pika më tërheqëse e qytetit të Pogradecit në lindje të Shqipërisë, por gjithashtu edhe magneti sekret i turistëve në qytetet jugperëndimore të Maqedonisë si Struga dhe Ohri.

Ndër më të thellët dhe më të vjetrit në Europë, liqeni i Ohrit është përfshirë në zonat e trashëgimisë botërore nga UNESCO dhe veçantia e tij ia ka çuar emrin deri në hënën Titan të Saturnit, ku një liqeni i është vënë emri Ohër për nder të tij.

Natyrisht që të gjitha këto janë fakte interesante për t’u ditur, por kur udhëton me biçikletë, praktika është ajo që duhet mbajtur në mendje. Liqeni i Ohrit përbën një destinacion ideal për çiklistët dhe entuziastët e biçikletave pasi  rruga rreth e qark tij shtrihet përgjithësisht buzë liqenit dhe për pasojë ofron panorama të mrekullueshme.

Gjithashtu distanca totale prej 100 kilometrash është e realizueshme brenda ditës apo mund të ndahet përgjatë një fundjave me nga një natë fjetje në Pogradec dhe Ohër.

Aventura ime nisi mëngjesin herët të së hënës, pas udhëtimit me makinë një natë më parë në Pogradec. Furnizuar me 1.5 litra ujë dhe ushqime të tjera të lehta për t’u konsumuar gjatë ndalesave të rrugës, nisi pedalimi i 12 kilometrave të para drejt pikës kufitare të Tushemishtit.

Tushemishti është jo vetëm më pranë qytetit të Pogradecit, por edhe zona më e lehtë për të nisur me reliev të butë aventurën 100-kilometërshe. Pas një kontrolli të shkurtër të pasaportës, postblloqet nga të dyja shtetet do t’ju ngrenë trarët duke iu uruar një udhëtim të mbarë.

Dy pikat më sfiduese të këtij udhëtimi ndodhen pikërisht në kufirin Shqipëri-Maqedoni në Tushemisht në vajtje dhe në Qafë Thanë në kthim. Për rreth 5 kilometrat në vijim rruga e asfaltuar vjen duke u ngritur gradualisht, por ju mund ta alternoni atë duke e ngjitur me marshe të lehta të biçikletës ose duke e marrë dyrrotakun tuaj prej dore.

Kalimi i kufirit me biçikletë nga Tushemishti në Maqedoni. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Kalimi i kufirit me biçikletë nga Tushemishti në Maqedoni. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ajri i freskët i parkut kombëtar Galichica dhe panoramat nga lart të liqeni dremitës të Ohrit do të fillojnë ngadalë të krijojnë pamjen 360 gradë të frymëzimit të Lasgush Poradecit.

Pas mundimit të ngjitjes, rruga bëhet më e shtruar dhe lëshimi tëposhtë drejt Trpejca-s dhe Peshtanit do t’jua rrisë adrenalinën e shpejtësisë.

Ju mund ta llogarisni kohën e udhëtimit më mirë në varësi të shpejtësisë së biçikletës me të cilën po udhëtoni dhe të programoni ndalesat dhe kohëzgjatjen e tyre.

Ndërsa qyteti i Ohrit dhe Struga përbëjnë në këtë rast pikat më tërheqëse për të kaluar kohën më të madhe të pushimit, mos humbisni ndalesat në Muzeun e Ujit pranë Peshtanit apo bregun e paqtë me pulëbardhat që qëndrojnë mbi barka në Lagarin.

Tabelat orientuese do t’ju udhëheqin shumë lehtë drejt qytetit turistik të Ohrit, por ju mund të përdorni gjithashtu një hartë offline për të naviguar pa problem përgjatë rrugës.

Pas 40 kilometrash udhëtim, do të mbërrini në Ohri e populluar nga turistët. Qendra kërkon vetëm pak minuta për t’u vizituar, ku më tërheqëse është shëtitorja e vogël e dyqaneve të suveniereve, porti i barkave dhe lokalet e restorantet me çmime të përballueshme, për të shijuar shërbimin e të cilave duhet të kujdeseni të këmbeni valutë në dinarin maqedonas.

Ohri gjatë një vizite me biçikletë të nisur nga qyteti i Pogradecit.Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ohri gjatë një vizite me biçikletë të nisur nga qyteti i Pogradecit.Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ritmi i jetës në këtë anë të Ohrit është disi më i shpejtë dhe më i organizuar nga qetësia që karakterizon anën tjetër të Pogradecit. Bie në sy pastërtia e ujit, organizimi i bareve buzë liqenit dhe guidat me anije për turistët, ofruar nga marinarë që mbajnë kapelat e bardha të kapitenit.

Në vijim, 15 kilometrat e ardhshëm drejt Strugës ngjajnë me një shëtitje aspak të lodhshme përmes një rruge dytësore me pemë të gjata, ku mendja futet ngadalë në paqe dhe meditim ndërsa në të majtë shfaqet herë pas here një panoramë me kallamishte e liqenit.

Drini i Zi, i cili gjarpëron nëpër Strugë dhe që derdhet në Ohër është padyshim shigjeta orientuese e vendpushimit tuaj. Buzë liqenit keni mundësinë të shijoni një kafe të gjatë për t’u çlodhur, të cilën mund t’ia porosisni kamerierëve të sjellshëm edhe në shqip.

60 kilometra nga fillimi i udhëtimit tuaj dhe afërsisht 180 gradë këndvështrim mbi liqenin e Ohrit, është çasti të merrni frymë thellë e të shtrëngoni dhëmbët për ngjitjen më sfiduese të udhëtimit.

Rruga drejt kufirit Maqedoni-Shqipëri ngrihet për rreth 300 metra të tjera (lartësia aktuale është 700 metra) duke arritur 1000 metra mbi nivelin e detit. Për afërsisht 8 kilometra gjarpërimi i rrugës së shtruar me asfalt dhe të rrethuar nga gjelbërimi do të kërkojë ndalesa të shpeshta për t’u çlodhur nëse përgatitja juaj fizike është ajo e një të pasionuari pas çiklizmit si sport rekreativ.

Në përfundim të ngjitjes dhe në fillimin e një zbritjeje të shumëpritur, era do t’ju rrahë fytyrën duke ju ofruar freskinë e merituar, ndërsa ky është çasti ideal për të dhënë ulërimën e triumfit.

Peizazhi i qytetit të Pogradecit gjatë një pasditeje. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Peizazhi i qytetit të Pogradecit gjatë një pasditeje. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Procedurat e kalimit të postblloqeve kufitare do të kalojnë pa u ndjerë ndërsa ktheheni në tokën e bukur shqiptare.

Zbritja në Qafë Thanë drejt Linit kërkon kujdes të veçantë dhe frena të sigurta, por shumë shpejt pas kësaj do ta gjeni veten duke pedaluar në nivelin e liqenit të Ohrit pa shumë sforcim.

Shumë pranë fundit të aventurës, shijoni 10 kilometrat e mbetura të udhëtimit rreth e qark liqenit drejt qytetit të Pogradecit, ku mund t’i gëzoheni qetësisë së natyrës që vjen me fundin e sezonit turistik.

Një darkë në Drilon do të ishte përmbyllja ideale e udhëtimit tuaj 100-kilometërsh të dominuar nga panoramat impresionuese të liqenit më të thellë të Ballkanit, ku lodhja shumë shpejt do t’ia lërë vendin kujtimeve të paqta të pulëbardhave, mjellmave dhe barkave me rrema që shuhen në dy anët e horizontit të liqenit të Ohrit.

Foto:

Muzeu i Ujit në Maqedoni. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Muzeu i Ujit në Maqedoni. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Plazhet përgjatë liqenit të Ohrit në anën Maqedonase. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Plazhet përgjatë liqenit të Ohrit në anën Maqedonase. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Liqeni i Ohrit parë nga Lagadin në Maqedoni. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Liqeni i Ohrit parë nga Lagadin në Maqedoni. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Liqeni i Ohrit parë nga Dolno Konjsko në Maqedoni. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Liqeni i Ohrit parë nga Dolno Konjsko në Maqedoni. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ohri gjatë një vizite me biçikletë të nisur nga qyteti i Pogradecit.Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ohri gjatë një vizite me biçikletë të nisur nga qyteti i Pogradecit.Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ohri në një ditë të zakonshme jashtë sezonit turistik. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ohri në një ditë të zakonshme jashtë sezonit turistik. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Shëtitorja e Strugës përgjatë derdhjes së lumit Drini i Zi. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Shëtitorja e Strugës përgjatë derdhjes së lumit Drini i Zi. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një peshkatar gjuan peshk me grep në derdhjen e Drinit të Zi në Strugë. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një peshkatar gjuan peshk me grep në derdhjen e Drinit të Zi në Strugë. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Qyteti i Strugës buzë liqenit të Ohrit. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Qyteti i Strugës buzë liqenit të Ohrit. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Rruga me biçikletë nga Struga drejt Qafë Thanës. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Rruga me biçikletë nga Struga drejt Qafë Thanës. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Liqeni i Ohrit i parë nga Kalishta në Maqedoni. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Liqeni i Ohrit i parë nga Kalishta në Maqedoni. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Radozha e Maqedonisë e parë gjatë ngjitjes për të kaluar kufirin Maqedoni-Shqipëri. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Radozha e Maqedonisë e parë gjatë ngjitjes për të kaluar kufirin Maqedoni-Shqipëri. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Kullotat e deleve të para pranë kufirit Maqedoni-Shqipëri.Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Kullotat e deleve të para pranë kufirit Maqedoni-Shqipëri.Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Lini i parë nga zbritja e Qafë Thanës. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një panel diellor është instaluar mbi një bunker Udenishtit në Pogradec. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një panel diellor është instaluar mbi një bunker Udenishtit në Pogradec. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Kilometrat e fundit drejt qytetit të Pogradecit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Kilometrat e fundit drejt qytetit të Pogradecit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Peizazhi i qytetit të Pogradecit gjatë një pasditeje. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Peizazhi i qytetit të Pogradecit gjatë një pasditeje. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Peizazhi i qytetit të Pogradecit gjatë një pasditeje. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Peizazhi i qytetit të Pogradecit gjatë një pasditeje. Shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Driloni gjatë një shëtitjeje me biçikletë. shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Driloni gjatë një shëtitjeje me biçikletë. shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN