Të dhënat e publikuara nga kompania ‘Apple’ mbi lëvizjen e popullsisë në Shqipëri, tregojnë që qarkullimi i popullsisë me automjete dhe në këmbë është kthyer në nivelet përpara shpërthimit të pandemisë.
Të dhëna të publikuara nga kompania ‘Apple’ mbi trendin e lëvizshmërisë së popullatës, tregojnë që lehtësimi i masave shtrënguese të lëvizjes e ka kthyer qarkullimin në këmbë dhe me makinë afërsisht në nivelet përpara shpërthimit të epidemisë së COVID-19.
Të dhënat e ‘Apple Mobility Trends’ tregojnë që në datën 3 qershor qarkullimi i këmbësorëve ka një diferencë me vetëm 12 % më pak se me periudhën përpara COVID-19, kurse qarkullimi i automjeteve ka një diferencë më 10 % më pak.
Këto të dhëna gjenerohen duke llogaritur numrin e kërkesave të bëra në ‘Apple Maps’ për udhëzime për adresa/destinacione të caktuara në vendet / rajonet dhe qytetet e zgjedhura. Disponueshmëria e të dhënave në një vend / rajon ose qytet të veçantë i nënshtrohet një numri faktorësh, duke përfshirë pragjet minimale për kërkesat e bëra gjatë një ditë.
Duke qenë së numri i kërkesave nga Shqipëria ndaj shërbimit ‘Maps’ të ‘Apple’ janë të kufizuara, të dhënat e publikuara janë në rang vendi.
Që nga shpërthimi i epidemisë së COVID-19 në Shqipëri 1212 persona janë infektuar me koronavirusin e ri SARS-CoV-2.