Analize31 Jul 2019

Hungaria dhe Polonia shtrëngojnë kontrollin mbi narrativën

Rrëfenjat që vendet tregojnë për vetveten janë kyçe për identitetet e tyre kombëtare - dhe qeveritë autoritariste në Hungari dhe Poloni e kanë bërë mision kontrollimin e skenarit.

Autor: Tim Goslin BIRN Pragë
Printo

Ndërtesa e parlamentit të Hungarisë në Budapest. Foto: BIRN

“Ne na kanë mandatuar për të ndërtuar një epokë të re,” proklamoi kryeministri i Hungarisë Viktor Orban në korrik 2018. “Një epokë është gjithmonë më shumë se sa një sistem politik. NJë epokë e re është një realitet special kulturor karakteristik. Ne duhet të trupëzojmë sistemin politik në një epokë kulturore.”

Me këto fjalë, të thëna në një fjalim tre muaj pasi partia e tij Fidesz fitoi zgjedhjet në shumicë masive, udhëheqësi populist i Hungarisë bëri të qartë se ai planifikonte të përdorte mandatin e tij të tretë rradhazi në zyrë për të krijuar një narrativë të re kombëtare – një rrëfenjë themeluese e një farëlloji, për të formuar një identitet kombëtar.

Në historinë e tij të modifikuar, thonë kritikët, Orbani e paraqet veten si shpëtimtar të një kombi të pasrtër me rrënjë në vlerat kristiane, por i rrethuar nga kërcënime të jashtme: migrantë, myslimanë, ideologë liberalë.

Që rrëfenja të jetë e besueshme, institucionet akademike, arsimore dhe kulturore duhet të luajnë këtë lojë.

“Orbani praktikisht shpalli që detyra e sesionit të ri parlamentar ishte që të merrte përsipër narrativën kombëtare, që të ndryshonte kursin kulturor dhe historinë politike që e prodhon atë në një mënyrë që është në përfitim të qeverisë,” shpjegon Peter Kreko, drejtor i institutit kërkimor Political Capital me bazë në Budapest.

“Kjo do të thotë të vendosësh institucionet që prodhojnë këtë njohuri nën kontroll.”

Një kishë në Budapest. Foto: BIRN

Të gjitha vendet kanë narrativa kombëtare por pak qeveri në Europë kanë shkuar deri në këtë pikë si Hungaria në përpjekje për të formëzuar skenarin. Patia Ligj dhe Drejtësi në pushtet në Poloni, duket se gjithashtu po kërkon një kontroll të tillë mbi prodhuesit e dijes.

Në Hungari, shembulli më skandaloz i përpjekjes për të kontrolluar mesazhin dhe kjo dallohet nga një lëvizje e kohëve të fundit për ta vendosur Akademinë e Shkencave të Hungarisë (MTA) nën kontrollin e kryeministrit.

Një ligj i miratuar në korrik do të transferojë 15 institute kërkimore të kontrolluara nga instituti më i vjetër shkencor i vendit te një organ i kontrolluar nga qeveria, Rrjeti Kërkimor Eotvos Lorand.

Qeveria pretendon se kjo lëvizje ishte e nevojshme për të përmirësuar kërkimin dhe zhvillimin. Pavarësisht progresit të kohëve të fundit, Hungaria është pas shumicës së vendeve të BE-së në renditjen për novacione.

Kjo do të lejojë qeverinë të “promovojë kërkimin që kontribuon te rritja ekonomike e Hungarisë dhe zhvillimi i përgjithshëm… që kthen njohurinë në rezultate të prekshme,” shkroi zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs në një blog. Ai sugjeroi gjithashtu se niveli i financimeve të 15 institucioneve kërkimore do të varet nga çfarë studiojnë ata.

Kjo lëvizje fluturon para fytyrës së rezistencës së ashpër nga shkencëtarët në shtëpi dhe jashtë vendit. MTA ka paralajmëruar për rrezikun e një ikje truri mes frikës se presioni politik do të kërcënojë tani lirinë akademike.

Rrëmbimi i institucioneve që deri tani ishin nën varësinë e MTA shikohet nga shumë si pjesë e një plani sistemik për t’u siguruar që shkollat dhe shkencat, teatrot dhe galeritë, mbështesin regjimin e Fidesz.

Në kontekstin e kësaj lëvizjeje është edhe përpjekja për një narrativë të re kombëtare dhe spektri i Traktatit të Trianos, marrëveshja e paqes së Luftës së Parë Botërore që iu imponua Hungarisë nga aleatët fitimtarë që i hoqi këtij vendi shumë rajone kufitare.

Në versioni e historisë sipas Fidesz, vetëm një njeri i fuqishëm si Orban mund të ndalojë forcat globaliste që synojnë të përfundojnë atë që u nis një shekull më parë.

Nën rrethim

Megjithëse ka edhe ajo nënskenarët e veçantë nacionalistë, skenari i promovuar nga PiS e Polonisë është në përgjithësi i njëjtë.

“PiS është e etur të promovojë ndjenjën e kërcënimit të vazhdueshëm,” thotë Ben Stanley, një ndihmësprofesor në Universitetin SËPS në Varshavë. “Ata promovojnë ideja se një komb autentik polak ka fituar një lehtësim të përkohshëm përballë forcave homogjenizuese të kozmopolitanizmit liberal.”

Ndërsa fokusi i Orbanit është te humbjet që pësoi Hungaria pas Luftës së Parë Botërore, në Poloni përqendrimi është te tmerret e përjetuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Jaroslaë Kaczynski, udhëheqës i konservatorëve nacionalistë PiS, ka shtyrë prej kohësh për një politikë të “kujtimeve”. Vendi është i marinuar në rrëfenja që vënë në dukje heorizmin dhe sakrificat e polakëve.

“Ti shkon në një librari, ri shikon televizion, ti kap një gazetë dhe ti mendon se asgjë veç historisë nuk ka rëndësi,” shpjegon Anita Prazmoëska, një profesore historie në Shkollën Ekonomike të Londrës.

PiS ka krijuar muzeume dhe institute kërkimore për të fuqizuar këtë narrativë, duke isntaluar menaxherë të rinj besnikë ndaj partisë dhe duke i dhënë atyre fuqi të gjera.

 

Vitin e kaluar, Instituti për Kujtesën Kombëtare tregoi peshën e vet me një propozim kontrovers të “Ligjit të Holokaustit”, i cili e bënte vepër penale sugjerimin se polakët kishin përgjegjësi për krimet e epokës naziste.

“Debati historik është i komplikuar, por institucionet e kontrolluara nga qeveria prodhojnë një narrativë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë se Polonia është e rrethuar dhe se ka vetëm një parti që mbron identitetin e vërtetë polak,” tha Prazmoëska.

Kritikët vërejnë gjithashtu se reformat në sistemin arsimor kanë vendosur një kurikull të re në shkollat e mesme që synojnë të kultivojnë vlerat “korrekte” mbi interpretimet historike të identitetit polak.

Teatri dhe artet po ndjejnë gjithashtu presion. Shfaqjet dhe ekspozitat që konsiderohet se tejkalojnë limitet e vlerave konservatore katolike janë sulmuar nga qeveria dhe zyrtarët e kishës si dhe nga media shtetërore.

Të gjitha këto ushqejnë vetë-cenzurën për shkak se kërkuesit, teatrot dhe galeritë kanë frikë gjithnjë e më shumë se do të humbasin fondet, thotë Stanley.

Edhe në Hungari, një instikt i tillë për mbijetesë sakaq përfshin institucionin më të madh kulturor të vendit.

Opera Shtetërore e Hungarisë ka shpallur se Sezoni i Frymës Kristiave 2019/20 do të përmbajë realizime “të frymëzuara nga rrëfenja biblike, ose atyre që përçojnë ide dhe vlera kristiane”.

Vitin e kaluar, ajo anuloi shfaqen e muzikalit Billy Elliot pasi media pro-qeveritare tha se shfaqja promovonte homoseksualitetin.

Përtej bazave

Krahu i gjatë i Orbanit është produkt i thellësisë dhe gjatësisë së sundimit të tij.

Fidesz ka qeverisur me një shumicë të gjerë që nga viti 2010. Orban ka kaluar dy mandatet e tij të para duke u marrë me gjërat bazë: inxhinierimi i ndryshimeve në sistemin elektoral dhe vendosjen nën kontroll të institucioneve demokratike kyçe – medias dhe drejtësisë.

Për fushatën para zgjedhjeve të prillit 2018, ai filloi hartimin e një skenari për “realitetin special kulturor,” siç e quajti ai në një fjalim të korrikut 2018. Islami, Brukseli dhe financieri amerikan George Soros luajtën që të gjithë rolin e keqbërësit ndërsa Orbani vetë mori rolin e shpëtimtarit të Hungarisë, Europës dhe “vlerave kristiane”.

Kjo shtyu shumë institucione që mund të kishin trazuar spektaklin duke ofruar vlera alternative në vijën e zjarrit. Universiteti i Europës Qendrore i financuar nga Sorosi u përzu nga Budapesti. Studimet Gjinore u ndaluan si disiplinë në të gjithë vendin.

Muzetë dhe institutet kërkimore që merren me historinë e Hungarisë së kohës së luftës dhe me revolucionin e vitit 1956 kundër regjimit komunist janë marrë gjithashtu nën kontroll.

“Marrja nën kontroll e MTA nuk është një masë sporadike,” tha Kreko nga Political Capital, “por përputhet me një strategji më të gjerë”.

Kontrolli i institucioneve të Polonisë nga Kaczynski nuk është kaq i rreptë. PiS ka sunduar vetëm që nga viti 2015 dhe nuk ka mbështetjen e parlamentit në ato përmasa sa edhe Fidesz.

“Procesi në Poloni është ngadalësuar nga nevoja e PiS për partnerë në qeverisje,” thotë Stanley.

Udhëheqësi de facto i Polonisë është gjithashtu më pak pompoz se sa Orban dhe pëlqen të luajë rolin e mjeshtrit të kukullave më shumë se sa trazuesin gjaknxehtë.

Gjithsesi, lista e rrobave të papastra të Kaczynskit ngjan njësoj. PiS ka kërkuar reforma ligjore që kritikët thonë se minojnë pavarësinë e gjyqësorit pavarësisht rezistencës në Poloni dhe në Bruksel. Media shtetërore është zbutur.

Dhe ndërsa Kaczynski nuk krahasohet dot me muskujt politikë të Orbanit, ai ka gjithashtu mekanizma shtesë në duar. Përveç kërcënimeve nga jashtë, ai ka fabrikuar edhe armikun e brendshëm, thonë analistët.

Tranzicioni nga komunizmi, këmbëngul piS, ishte një hile që i bëri aparatçikët komunistë të ruajnë privilegjet dhe pozicionet e tyre përmes shkëmbimit në pazar të aseteve të vendit te globalistët grabitqarë. Në sytë e polakëve konservatorë, këto figura tashmë përbëjnë opozitën në Poloni dhe elitën në BE.

Ne kemi një aleancë të pashenjtë të altarit dhe shtetit që punon për të prodhuar një narrativë të re polake.

Ndërkohë, Kisha Katolike përfaqëson një kolonë tjetër institucionale për narrativën nacionaliste.

Në Hungari, ku ka një përqasje më ambivalente ndaj religjionit, përpjekja e Orban për të marrë mbështetjen e Kishës është relavisht e vonë. Gjithsesi, fuqia dhe përmasat e Kishës Katolike të Polonisë e kanë bërë këtë institucion me rëndësi shumë më të madhe për Kaczynskin.

Kisha Katolike e Polonisë, e cila kontrollon një rrjet të gjerë mediatik, është një ortak i mirë për konsevatorizmin shoqëror të PiS.

Edhe nëse ajo mund të pëlqejë një dorë më të fortë në çështje të tilla si aborti, Kisha qartazi e sheh partinë si një partner natyror që ofron një shans për të transformuar pushtetin e saj në kapital politik, thonë analistët.

“Kisha është autoriteti moral për polakët e vërtetë,” thotë Stanley. “PiS është shprehja politike e saj.”