Gjyqtarët e çmimit prestigjioz “Global Shining Light” kanë nderuar një investigim nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN, me certifikatën e ekselencës.
Investigimi i BIRN “Kanali i Vrasjeve” mori një vlerësim të veçantë – certifikatë ekselence – në Konferencën Globale të Gazetarisë Investigative 2017 në Johanesburg të shtunën.
“Kanali i Vrasjeve”, i cili u realizua në bashkëpunim me Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zbuloi se si armë me vlerë miliarda euro nga Ballkani dhe Europa Lindore po përfundojnë në mënyrë të jashtëligjshme te rebelët sirianë, përfshirë Shteti Islamik, ISIS.
Në korrik të këtij viti, historia u përzgjodh për çmimin “Global Shining Light”, një çmim i sponsorizuar nga Global Investigative Journalism Network, GIJN, një shoqatë e përbërë nga 155 organizata jofitimprurëse në 68 vende.
Historia u realizua si pjesë e projektit “Gjurmimi i Dokumenteve për një Qeverisje më të Mirë” të sponsorizuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim për të promovuar sundimin e ligjit, përgjegjësinë dhe transparencën në gjashtë vende të Europës Juglindore.