Blog10 Nov 2017

Ka një krizë globale arsimimi. Të rinjtë tanë meritojnë aftësi më të mira.

E ardhmja e çdo ekonomie varet shumë më tepër nga burimet e saj njerëzore sesa nga asetet e saj fizike. Megjithatë, të rinjtë që përfaqësojnë burimet njerëzore më dinamike në botë largohen nga shkolla pa njohuritë bazë që u nevojiten për vendet e punës të shekullit të 21-të.

Autor: Silvia Montoya, Dankert Vedeler Weforum
Printo

Foto ilustruese. Wikimedia Commons.

Ndryshimi i vrullshëm sistematik në fusha kritike siç janë shëndeti, energjia dhe infrastruktura është detyrë e 700 anëtarëve të Këshillit të të Ardhmes Globale në Dubai këtë javë. Ata po hetojnë se si teknologjitë e papritura dhe të rëndësishme mund të përdorën “për të bashkuar pikat”.

Një parakusht kryesor për një ndryshim të tillë është një popullsi globale që është e mirëinformuar, e mirëarsimuar dhe e shkolluar. Kjo është tepër e rëndësishme për progresin drejt Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 4 (SDG 4) për arsimin, për shembull. Por shumë SDG të tjera gjithashtu varen nga arsimimi i popullsive.

Merrni, për shembull, varfërinë. Shkalla globale e varfërisë mund të reduktohet me më shumë se gjysmën nëse të gjithë të rriturit do të përfundonin arsimin e mesëm, sipas vlerësimeve të publikuara në një dokument të përbashkët nga Instituti i Statistikave të UNESCO-s (UIS) dhe Raporti i Monitorimit të Edukimit Global. Dhe merrni si shembull mundësitë e një punësimi të mirë. Aftësitë dhe vendet e punës për të rinjtë paraqiten dukshëm në Axhendën Zhvillimin e Qëndrueshëm të vitit 2030. Për shembull, objektivi 4.4 i SDG-së bën thirrje për një rritje të konsiderueshme të numrit të të rinjve dhe të rriturve me aftësi të përshtatshme për punësim.

Por të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave i UNESCO-s kanë rritur shqetësimet rreth perspektivave për 617 milionë fëmijë dhe adoleshentë të cilët nuk janë në gjendje të lexojnë siç duhet apo të bëjnë veprime elementare në matematikë. Tani për tani, vetëm gjysma e fëmijëve të botës arrijnë aftësi minimale në lexim dhe matematikë në kohën që ata largohen nga shkolla, sipas një treguesi të ri global të zhvilluar nga UIS. Një total prej 230 milionë adoleshentësh nuk do të arrijnë nivele minimale aftësie në lexim dhe matematikë në kohën kur duhet të përfundojnë arsimin nëntë vjeçar. Ndërkohë që shumë prej tyre nuk janë në shkollë, rreth 60% ose 137 milionë janë nëpër klasa, siç tregon edhe grafiku më poshtë.

Të dhënat kanë shkaktuar alarm për numrin e adoleshentëve dhe të rinjve që largohen nga shkolla pa njohuritë bazë që u nevojiten për vendet e punës të shekullit të 21-të. Ne përballemi me një krizë globale të të mësuarit dhe perspektivën e një brezi të rinjsh të humbur që duhet të mbështesin kapitalin ekonomik dhe social të vendeve të tyre, por që nuk kanë aftësi për ta bërë këtë.

E ardhmja e çdo ekonomie varet shumë më tepër nga burimet e saj njerëzore sesa nga asetet e saj fizike. Megjithatë, të rinjtë që përfaqësojnë burimet njerëzore më dinamike në botë kanë tre herë më shumë gjasa sesa të rriturit që të mbeten të papunë. Të rinjtë e sotëm (15-24 vjeç) përbëjnë 18% të popullsisë globale, por 40% të të papunëve globalë.

Ata që janë në punë shpesh e gjejnë veten të bllokuar në punë me cilësi të ulët. Gratë e reja kanë më shumë gjasa të jenë të keq punësuara ose të paguara pak dhe të pranojnë punë me kohë të pjesshme, informale ose të përkohshme. Siç thuhet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, rritja ekonomike, zhvillimi dhe stabiliteti kryesisht varen nga arsimi, trajnimi dhe punësimi i të rinjve. Kur të rinjtë nuk janë të angazhuar në sistemin arsimor ose në tregun e punës, shkëputen nga shoqëria, duke humbur gradualisht ndonjë perspektivë për të zhvilluar aftësi të reja që mund t’i ndihmojnë ata të gjejnë një punë të mirë.

Sipas Komisionit të Arsimit, rreth 40 për qind e punëdhënësve në nivel global po hasin vështirësi për të rekrutuar njerëz me aftësitë që u nevojiten atyre. Nëse arsimi në pjesën më të madhe të botës nuk arrin të jetë në të njëjtin ritëm me kërkesën në rritje për aftësi – me leximin, shkrimin dhe matematikën që konsiderohen si gjërat më minimale – do të ketë mungesa të mëdha të punëtorëve të kualifikuar në ekonomitë në zhvillim dhe në ato të zhvilluara si dhe teprica të mëdha punëtorësh me aftësi të dobëta. Pa masa urgjente, më shumë se një e katërta e popullsisë në vendet me të ardhura të ulëta ende mund të jetojnë në varfëri ekstreme në vitin 2050.

Kriza globale e shkollimit përbën një kërcënim të madh për prosperitetin e ardhshëm. Por ky nuk duhet të jetë rasti. Nuk është e pashmangshme. Ne mund të sigurojmë që të gjithë fëmijët dhe të rinjtë të jenë në shkollë dhe të mësojnë aftësitë që u nevojiten për të qenë të suksesshëm në punë dhe në jetë. Ky vizion mund të arrihet brenda një brezi, nëse të gjithë vendet përshpejtojnë progresin e tyre. Ky vizion është mbështetur fuqishëm nga UIS dhe Komiteti Drejtues i Edukimin SDG 2030. Por ai do të qëndrojë ose bjerë para të dhënave më të shumta dhe më të mira.

Burimet e rinovueshme të botës janë fëmijët dhe të rinjtë e saj. Të dhëna të reja nga UIS kanë përforcuar thirrjet për më shumë investime për ta. Detyra që na pret përpara është ta nxisim urgjentisht atë investim, duke u mbështetur në të dhënat më të mira të mundshme për t’u siguruar që çdo fëmijë të ketë aftësitë e duhura për një të ardhme produktive.

Çfarë do të duhet për të prodhuar të dhënat më të mira të mundshme? Njësoj si burimi zyrtar i të dhënave të SDG 4, UIS punon çdo ditë me vende kudo në botë, duke i ndihmuar ata të prodhojnë të dhënat që nevojiten. UIS i kupton problemet teknike hasin përpunuesit e statistikave ndërsa ata përpiqen të sigurojnë cilësinë e të dhënave të nevojshme nga politikë bërësit. Ndërkohë që i bie alarmit për të dhënat më të mira të mundshme, UIS po përpiqet gjithashtu të forcojë aftësitë e vendeve në edicionin e ardhshëm të UIS Sustainable Development Digest, një burim për strategjitë dhe mjetet e fundit të të dhënave.

Marrë nga Weforum.org