Blog6 Dec 2016

Këto 10 konflikte kanë detyruar 65 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë

Raporti zbuloi se 89% e refugjatëve dhe 99% e njerëzve që ishin zhvendosur brenda për brenda strehoheshin nga 15 vende në zhvillim.

Autor: Simon Torkington Weforum.org
Printo

Migrants on a rubber dinghy are approached to be rescued by the vessel Responder, run by the Malta-based NGO Migrant Offshore Aid Station (MOAS) and the Italian Red Cross, in the Mediterranean sea, Thursday, Nov. 3, 2016. Accordant to MOAS 147 people, of which 20 women, were rescued. (Francesco Malavolta/MOAS via AP)

Foto: (Francesco Malavolta/MOAS via AP)

Numri i njerëzve të zhvendosur nga lufta dhe konflikti është i barabartë me të gjithë popullatën e Mbretërisë së Bashkuar.

Detyra e llogaritjes së këtij niveli të fatkeqësisë i ra Bankës Botërore dhe Agjencisë së OKB për Refugjatët (UNHCR). Raporti i tyre zbuloi se 10 konflikte ishin fajtore për shumicën e zhvendosjeve të njerëzve në 25 vitet e fundit.

Mësymja e njerëzve që rrezikojnë jetët në Mesdhe është shenja më e dukshme e valës së migracionit të shkaktuar nga shpërthimet e luftës civile në pjesë të Lindjes së Mesme deri te problemet politike dhe konfliktet etnike në Afrikë, Azi, Amerikë Latine dhe Europën lindore.

Raporti nga UNHCR dhe Banka Botërore tha se konfliktet në Afganistan, Burundi, Kaukaz, Kolumbi, Republikë Demokratike të Kongos, Irak, Somali, Sudan, Siri dhe ish-Jugosllavi ishin më përgjegjëset për krizën më të madhe të migracionit që nga mesi i shekullit 20.

Foto: UNHCR

Foto: UNHCR

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim tha se veprime urgjente duheshin bërë për të parandaluar dëmtimin e jetës së miliona njerëzve. “Zhvendosja me dhunë i mohon mundësinë e zhvillimit miliona njerëzve, duke krijuar pengesa në përpjekjet tona për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme deri në 2030,” tha ai.

“Jemi të angazhuar të punojmë me partnerët tanë për të ndihmuar të zhvendosurit të kalojnë përvojën e hidhur dhe të kapin mundësitë ekonomike, duke u siguruar që komunitetet të përfitojnë dhe të vazhdojnë të ndjekin zhvillimin e tyre”.

Raporti zbuloi se 89% e refugjatëve dhe 99% e njerëzve që ishin zhvendosur brenda për brenda strehoheshin nga 15 vende në zhvillim.

Libani, Jordania dhe Turqia, vendet në kufi me luftën civile në Siri aktualisht strehojnë 27% të të gjithë refugjatëve të botës.

Irani dhe Pakistani po mbajnë barrën kryesore në strehimin e njerëzve të zhvendosur nga kryengritja talibane në Afganistan. Së bashku, ato po strehojnë 16% të të gjithë të zhvendosurve. Etiopia dhe Kenia po strehojnë më shumë se një milionë refugjatë nga konfliktet në Somali dhe Sudanin Jugor – një total prej 7% të të zhvendosurve në botë.

Imazhi: Qendra e Koordinimit të Përgjigjes së Emergjencave.

Imazhi: Qendra e Koordinimit të Përgjigjes së Emergjencave.

Ndihma që refugjatët të kthehen

Raporti nënvijëzon rëndësinë e ofrimit të mbështetjes për personat e shpërngulur sapo një konflikt merr fund. Në 2015, më shumë se dy dekada pas fundit të konfliktit në Ballkan, Agjencia e Refugjatëve e OKB po jep ende ndihmë te thuajse gjysmë milionë njerëz që u zhvendosën nga ndarja e dhunshme e ish-Jugosllavisë.

OKB vlerëson se në çdo minutë të çdo dite “24 persona lënë pas gjithçka që kanë për t’u larguar nga lufta, persekutimi apo terrori”.

Me popullatën botërore të refugjatëve dhe të shpërngulurve që po rriten në shifra, sfidat humanitare dhe ekonomike po rriten në mënyrë eksponenciale.