Blog29 May 2019

Këto qytete kanë cilësinë më të mirë të jetës

Banorët e Zyrihut gëzojnë cilësinë më të mirë të jetës në botë, sipas studimit më të fundit të Deutsche Bank.

Autor: Rosamond Hutt Weforum.org
Printo

Burimi: Deutsche Bank.

Qyteti zviceran la pas kryeqytetin e Zelandës së Re, Uellingtonin, duke zënë vendin më të lartë në kategorinë e cilësisë së jetesës në sondazhin e Prezantimit Botëror të Çmimeve 2019.

Kopenhageni, Edinburgu, Vjena, Helsinki, Melburni, Bostoni, San Francisko dhe Sidnej renditen ndër 10 vendet e para.

Raporti i Deutsche Bank Research hulumtoi kostot dhe standardet e jetesës, duke matur cilësinë e jetës në 56 qytete globale bazuar në një sërë faktorësh, duke përfshirë fuqinë blerëse të konsumatorit, sigurinë, kujdesin shëndetësor, koston e jetesës, përballueshmërinë e strehimit, transportin dhe ndotjen.

Ndërsa qytetet europiane, amerikane dhe australiane ofrojnë cilësinë më të lartë të jetës, disa qytete të mëdha europiane nuk kanë shkuar dhe aq mirë. Frankfurti, i cili renditej i pari pesë vjet më parë, ra me katër vende duke u renditur i 13-ti këtë vit, ndërsa Parisi u rendit në vendin e 36-të dhe Londra ra me gjashtë vende duke u renditur në vendin e 41-të.

Në fakt, kur bëhet fjalë për standardet më të larta të jetesës, qytetet më të vogla globale duket se kanë përparësi ndaj megaqyteteve. Merrni si shembull Nju Jrokun. Edhe pse renditet i pesti për të ardhurat e disponueshme pas qirasë, ai u rendit vetëm i 31-ti për cilësinë e jetës.

Në përgjithësi, qytetet e mëdha – me përjashtim të Tokios – renditen në gjysmën e dytë të listës. Në fund është qyteti më i madh i Nigerisë, Lagos, i ndjekur nga Pekini dhe Manila.

Qytetet më të paguara

Për të tetin edicion të studimit të saj vjetor, Deutsche Bank Research u përqendrua në qytetet që përjetuan ndryshime të mëdha gjatë pesë viteve të fundit.

Ende një nga qytetet më të shtrenjta në botë, Zyrihu – kryeqyteti bankar zviceran – nuk mburret me pagat më të larta dhe me të ardhurat e disponueshme pas qirasë.

Falë rritjes së shpejtë të sektorit të teknologjisë amerikane, tani është San Francisko vendi ku pagat mesatare janë rritur 31% që nga 2018 dhe 88% gjatë pesë viteve të fundit. Që nga viti 2019, të ardhurat mesatare në San Francisko ishin më shumë se 6,500 dollarë në muaj – 142% më shumë se të ardhurat mesatare të një banori të Nju Jorkut.

Gjatë pesë viteve të fundit, San Francisko është ngjitur përkatësisht me shtatë dhe njëzetë e një vende në renditjen e pagave dhe të ardhurave të disponueshme pas qirasë.

Raporti gjithashtu vë në dukje se, nga buxheti i një ekonomie më të fortë amerikane dhe dollari, Nju Jorku, Bostoni dhe Çikagoja kanë mënjanuar qytete të mëdha australiane dhe europiane nga pesë vendet më të larta në treguesit e pagave dhe të ardhurave të disponueshme.

“Kur e filluam këtë raport në vitin 2012, SHBA-ja ishte një vend shumë i lirë ndërkombëtarisht dhe pagat në përgjithësi garonin që të ishin ndër 10 vendet e para, jo të dominonin pesë vendet e para, siç ndodh sot,” shkruajnë autorët e raportit.

Studimi i Deutsche Bank gjithashtu krahason kosto si qiraja mujore dhe çmimi i aksesit në internet, si dhe analizon gjëra ekstra siç janë çmimi i një kapuçinoje, një natë jashtë dhe një iPhone.

Marrë me autorizim nga Weforum.org. These cities have the best quality of life.