Lajm13 May 2018

Komuniteti LGBTI marshon kundër bullizmit dhe paragjykimeve (Foto)

Me thirrje pro diversitetit të dashurisë dhe kundër diskriminimit dhe bullizmit, disa dhjetëra anëtarë të komunitetit LGBTI dhe aktivistë të të drejtave të njeriut marshuan në Tiranë të dielën.

Autor: Loreta Cuka BIRN Tiranë
Printo

Komuniteti LGBTI marshon kundër bullizmit dhe paragjykimeve në Tiranë. 13 maj 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Komuniteti LGBTI dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Shqipëri e rajon marshuan të dielën nga Pallati i Kongreseve drejt Bulevardit Zogu i Parë ndërsa bënë thirrje për respektim të diversitetit dhe mbrojtje nga bullizmi prej orientimit seksual në shkolla.

Me slloganin “Kurajo me dashuru” dhe “Krenar me qenë vetja” dhjetëra pjesëmarrësit e marshimit që u organizua për të shtatin vit radhazi valëvitën flamujt shumëngjyrësh të LGBTI dhe brohoritën për më shumë të drejta për komunitetin homoseksual dhe transeksual.

“Kjo ishte një ditë për t’i dhënë mesazh njerëzve: dashuroni dhe mos urreni”, u shpreh Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave të komunitetit LGBTI në fund të marshimit.

Gjatë muajve të fundit, komuniteti LGBTI u sulmua papritur pasi disa figura publike keqinterpretuan programin kundër bullizmit në shkolla të organizatave në mbrojtje të komunitetit homoseksual në Shqipëri dhe bashkëpunimit me Bashkinë Tiranë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit duke e cilësuar atë si “shpëlarje truri” te të rinjtë apo “konvertim në homoseksual” të nxënësve.

Një grup prej 20 organizatash në mbrojtje të të drejtave të njeriut dënuan më pas sulmin ndaj komunitetit LGBTI duke e quajtur shfaqjen e urrejtjes dhe diskriminimin si të paprecedentë.

“Shqipëria ka probleme serioze me respektin për të drejtat e njeriut, por nxitja për dhunë, përjashtim dhe shkelje të të drejtave të njeriut, nuk është bërë asnjëherë kaq haptazi kundër komuniteteve që përbëjnë Shqipërinë, përveçse atij LGBTI” thuhej në deklaratë.

“Ky veçim i një grupi specifik shoqëror dhe vendosjes së tij në qendër të të gjitha thirrjeve të urrejtjes, është jo vetëm i rrezikshëm, por edhe tërësisht i patolerueshëm për një vend që kërkon të bëhet antar i Bashkimit Europian!” theksuan organizatat.

Komuniteti LGBTI marshon kundër bullizmit dhe paragjykimeve në Tiranë. 13 maj 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Komuniteti LGBTI marshon kundër bullizmit dhe paragjykimeve në Tiranë. 13 maj 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Komuniteti LGBTI marshon kundër bullizmit dhe paragjykimeve në Tiranë. 13 maj 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Komuniteti LGBTI marshon kundër bullizmit dhe paragjykimeve në Tiranë. 13 maj 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Komuniteti LGBTI marshon kundër bullizmit dhe paragjykimeve në Tiranë. 13 maj 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Komuniteti LGBTI marshon kundër bullizmit dhe paragjykimeve në Tiranë. 13 maj 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Komuniteti LGBTI marshon kundër bullizmit dhe paragjykimeve në Tiranë. 13 maj 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Klikoni këtu për fotogalerinë e plotë.