Lajm18 May 2019

Komuniteti LGBTI në Shqipëri nxit shtetin të thyejë heshtjen për të drejtat e tyre (Foto)

Qindra pjesëtarë të komunitetit LGBTI në Shqipëri marshuan për të tetin vit radhazi për të kërkuar më shumë mbrojtje nga diskriminimi dhe bullizmi.

Autor: Ivana Dervishi BIRN Tiranë
Printo

Me thirrjen “Shteti-shteti, kur do ta kuptosh? Që ligjin për të drejtat duhet ta zbatosh!” disa qindra pjesëtarë të komunitetit LGBTI në Shqipëri, të shoqëruar nga mbështetës të tyre në vend dhe disa shtete Europiane marshuan të shtunën në rrugët kryesore të Tiranës.

Aktivistët kritikuan në fjalimet e tyre mosveprimin e qeverisë për të drejta të barabarta dhe mbrojtje nga diskriminimi, ndërsa tërhoqën vëmendjen nga vështirësitë me të cilat haset komuniteti aktualisht në vend.

“Të rinjtë LGBT janë dhjetë herë më të rrezikuar nga braktisja e shkollës për shkak të bullizmit,” tha në marshim drejtuesja e organizatës Aleanca LGBT, Xheni Karaj, ndërsa shtoi se një pjesë shumë e vogël e komunitetit LGBTI në Shqipëri mund të dalë haptazi.

“Ata që janë në marrëdhënie pune raportojnë se fyhen dhe sulmohen nga kolegët dhe supervizorët,” tha Karaj.

Marshimi filloi nga Parku Rinia dhe përgjatë një ore përshkroi rrugët e ish-Bllokut dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me thirrjet “lesbike krenare”, “gej krenar”, “mjaft transfobisë”.

Kjo ishte parada e tetë e organizuar nga komuniteti LGBTI në Shqipëri, e cila kaloi nën vështrimet ngultazi të kalimtarëve, por pa incidente.

Parada e tetë e krenarisë në Tiranë. 18 maj 2019. Foto: Ivana Dervishi/BIRN