Lajm14 Jun 2019

Konfirmohet prokurori Vladimir Mara, KPK e referon për masë disiplinore

Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por KPK vendosi të referojë për masë disiplinore dy prej gjetjeve ndaj Marës.

Autor: Vladimir Karaj BIRN Tiranë
Printo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten konfirmimin në detyrë të Prokurorit të Krimeve të Rënda Vladimir Mara. Megjithatë KPK bëri me dije se dy prej ccështjeve të identifikuara si probleme në seancë dëgjimore dhe për të cilat dyshohej se kishte shkelje të etikës, do të referoheshin për masë disiplinore.

Mara, i cili është pjesë e grupit që po heton “Dosjen 339”, përgjimet e të cilës vecc trafikut të drogës dyshohet se kanë zbuluar edhe ndikimin e grupeve kriminale në zgjedhjet e vitit 2017, pati një seancë dëgjimore pa probleme të dukshme.

Prokurori i Krimeve të Rënda, njëherazi kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, u vlerësua pozitivisht në tre kriteret e vetingut gjatë seancës dëgjimore. Por pyetjet nga një anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe nga vëzhguesi ndërkombëtar rreth një makine  e vendosën atë përballë një “testi besueshmërie”, ccështjet në fjalë janë ato që KPK i referoi për masë disiplinore.

Mara e ka nisur karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe punon si prokuror prej vitit 2008. Trupa gjykuese drejtohej nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Firdes Shulin, ndërsa në tavolinën e dedikuar për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit ndodhej vëzhguesi Theo Jacobs.