Kosova dhe Shqipëria të martën nënshkruan një marrëveshje për të koordinuar politikat e tyre të jashtme dhe për të unifikuar misionet e tyre diplomatike, edhe pse disa ekspertë dyshojnë se kjo do të vihet në zbatim në praktikë.
Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje për unifikimin dhe koordinimin e politikës së tyre të jashtme, e cila do të përfshijë ambasada të përbashkëta.
Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli vizitoi homologun e tij Gent Cakaj në Shqipëri dhe së bashku nënshkruan marrëveshjen të martën.
Të dy vendet ranë dakord të koordinojnë nga afër politikën e jashtë, të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike dhe të ndajnë stafin si edhe eksperiencën për vënien në zbatim të interesave të tyre kombëtare, shkroi Pacolli në Twitter.
“Ky është një hap i madh para që të bashkohemi përpara botës dhe të veprojmë si një komb i vetëm,” vazhdoi ai, duke iu referuar faktit se të dy vendet e Ballkanit janë kryesisht shqiptarë etnikë.
Ministri i Jashtëm shqiptar Cakaj tha se ndjehet i nderuar që do të lidhë një marrëveshje të tillë. “Ai hap horizonte të reja për veprim të përbashkët institucional ndërsa ne lëvizim gjithnjë e më shumë drejt integrimit të thellë kombëtar”, shkruante Cakaj në Twitter.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Cakaj tha se ndihet i nderuar që do të lidhë një marrëveshje të tillë. “Kjo marrëveshje hap horizonte të reja për veprim të përbashkët institucional ndërsa ne i afrohemi gjithnjë e më shumë drejt integrimit të thellë kombëtar,” shkroi Cakaj në Tëitter.
Por jo të gjithë besojnë se marrëveshja do të vihet në zbatim në praktikë.
“E njëjta gjë ndodhi edhe në takimet e përbashkëta të qeverive tona (të Kosovës dhe Shqipërisë). Kjo i ngjan më shumë një shfaqjeje patriotike sesa një veprimi konkret politik për përmirësimin e marrëdhënieve tona,” tha për BIRN Nezir Kraki, analist dhe profesor i Politikave Europiane në Universitetin Paris-Est Créteil, UPEC.
Ai vuri në dukje gjithashtu se politika e jashtme e Shqipërisë “nuk është aspak në përputhje me atë të Kosovës”.
“Kosova ka shqetësime të tjera. Shqipëria nuk duhet të jetë e lidhur me Kosovën, por të vazhdojë në rrugën e saj,” shtoi ai. Ai beson se tani për tani mjafton që secili shtet të mos jetë një pengesë për tjetrin.
Muajin e kaluar, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nisi një diskurs të ri për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, pasi thirrja e tij e mëparshme për “korrigjim kufijsh” midis Kosovës dhe Serbisë nuk shkoi askund.
Të hënën, duke përkujtuar një betejë midis forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, në Pashtrik gjatë luftës për pavarësi nga Serbia, Thaçi shkoi edhe më tej duke u kërkuar parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë të marrin masa.
“Po krijohen rrethana të reja dhe zgjidhja më e mirë do të ishte që të dy parlamentet, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë, të miratojnë deklaratat e dëshirës së njerëzve për të jetuar në një shtet të vetëm,” tha ai.
Ringjallja e një opsioni që historikisht ka qenë vetëm një “ëndërr” për shumë shqiptarë, e ka kthyer Thaçin në qendër të debatit televiziv në Kosovë dhe Shqipëri.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, një nga kundërshtarët më të fortë të politikës së korrigjimit të kufijve, ka thënë se nuk është i bindur për mundësinë e bashkimit të menjëhershëm me Shqipërinë.
“Ky është një projekt shekullor, por në këtë fazë mendoj se gjëja më e rëndësishme është thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe heqja e pengesave burokratike dhe administrative,” u tha Haradinaj gazetarëve javën e kaluar.