Fushata për zgjedhjet vendore në 38 komunat e Kosovës pritet të përfundojë në mesnatën e të premtes, ndërsa qytetarët përgatiten të votojnë të dielën.
E premtja është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e së dielës, që mbahen për herë të dytë që nga viti 2013 edhe në qytetet veriore me shumicë serbe.
Mbi 1.8 milionë banorë të Kosovës kanë të drejtë të votojnë në 2,505 kuti në 38 komuna të vendit, 27 prej të cilave janë shumicë shqiptare, 10 me shumicë serbe dhe një kryesisht me turq etnik.
Sytë janë ngulur në rezultatin përfundimtar në Prishtinë, ku tetë kandidatë konkurrojnë për postin e kryetarit të komunës. Kryetari aktual, Shpend Ahmeti i lëvizjes Vetëvendosje, i cili fitoi në vitin 2013 kundër ish-kryeministrit Isa Mustafa, po kandidon për një mandat të dytë.
Kundërshtarët e tij janë ish-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe deputeti aktual Arban Abrashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, ish-gazetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Arber Vllahiu, Lirak Celaj nga Partia Demokratike të Kosovës, PDK, Selim Pacolli nga Aleanca e Re e Kosovës, AKR, Shyqiri Bytyqi nga Iniciativa për Kosovën, NISMA, Rifat Deri, nga Alternativa dhe Avni Cakmaku, nga Fjala, një parti konservatore fetare.
Policia tha se janë regjistruar 17 incidente gjatë fushatës zgjedhore dhe ka hartuar një plan sigurie për të dielën. Zëvendësprokurorja Sevdije Morina gjithashtu tha se 86 prokurorë do të jenë në punë gjatë zgjedhjeve të së dielës.
Pikat e votimit do të hapen në orën 7 të dielën.