Prishtina kërkoi lirimin e një shtetasi nga Kosova, i cili ajo tha se u arrestua në Serbi nën dyshimet për krime lufte, por Beogradi nuk është përgjigjur ende publikisht apo ka dhënë detaje për këtë rast.
Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë thirrje për lirimin e Ramadan Malokut, i cili tha se u ndalua nga Serbia të premten nën dyshimin për kryerjen e krimeve të paspecifikuara të luftës, por zyrtarët e Beogradit ende nuk kanë komentuar publikisht për arrestimin e raportuar.
“Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se sjellja e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës mbetet e ngjashme me politikat e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç dhe konsideron se veprime të tilla janë një “gjueti shtrigash” kundër qytetarëve tanë,” tha Ministria e Jashtme në një njoftim për shtyp të shtunën.
Në një mesazh në Twitter, Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli i quajti veprimet e Serbisë të motivuara politikisht dhe i bëri thirrje BE-së të ndërhyjë.
Sipas mediave në Prishtinë, një gjykatë serbe la në paraburgim shtetasin kosovar Maloku, pasi ai u arrestua në një pikë kufitare me Serbinë të premten.
BIRN i kërkoi një konfirmim gjykatës, por nuk mori asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit të lajmit. Prokuroria serbe për krimet e luftës nuk qe menjëherë në dispozicion për komente.
Të afërmit e Malokut thanë për Koha.net se ai nuk ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999 me forcat serbe.
Ata thanë gjithashtu se nuk ishte hera e parë që Maloku udhëtonte në Serbi.