Lajm12 Oct 2017

Kosova zhvarros një trup nga varri i dyshuar i luftës

Trupi i një viktime të dyshuar lufte nga Kosova u zhvarros në fshatin Sudoholl pranë qytetit verior të Mitrovicës pasi eshtra trupash të tjerë u zbuluan një ditë më parë.

Autor: Die Morina BIRN Prishtinë
Printo

Gërmimet në Mitrovicën veriore, Kosovë. Foto: BIRN.

Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës Arsim Gerxhaliu tha për BIRN se të enjten në Sudoholl u gjet një trup, një ditë pasi eshtra të viktimave të tjera të dyshuara të luftës së viteve 1998-1999 u zhvarrosën në fshat.

“Eshtrat u gjetën në 6-7 vende, ndërsa sot pak më herët u gjet një trup që mund të lidhet me luftën e fundit në Kosovë,” tha Gërxhaliu.

Ai shtoi se gërmimi do të vazhdojë në zonë për të zbuluar “nëse ka apo jo të tjerë”.

Gërmimi ka vazhduar për dy ditë.

Ai filloi në gusht, por u pezullua pas një kërkese nga familja e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili vdiq më 21 gusht.

Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës vendosi t’i shtynte gërmimet për këtë muaj sepse vendi ishte shumë pranë shtëpisë së ish-kryeministrit Rexhepi, ku po zhvillohej ceremonia funerale.

Numri i njerëzve që vazhdojnë te rezultojnë ende të zhdukur nga lufta në Kosovës është 1,658.