Lajm15 Nov 2021

KPA lë në fuqi shkarkimin e Isuf Shehut

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu.

Autor: Edmond Hoxhaj BIRN Tiranë
Printo

Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu pas seancës dëgjimore të KPK-së. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të hënën vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu.

Në njoftim thuhet se, trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relator Sokol Çomo dhe anëtarë Ina Rama, Natasha Mulajn dhe Rezarta Schuetz, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, në mënyrë unanime vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ish-gjyqtarin Isuf Shehu duke e larguar përfundimisht atë nga sistemi i drejtësisë.

KPK vendosi më 14 nëntor 2019 të shkarkojë nga detyra Isuf Shehun, pasi përfundoi hetimin administrativ vetëm për kriterin e pasurisë ku u gjetën mungesë burimesh të ligjshme, si dhe deklarime të pasakta e të rreme.

Shehu nuk arriti të bindë Komisionin se kishte mundur të ndërtonte me burime financiare të ligjshme një banesë me trek ate + bodrum në qytetin e Kukësit. Balanca negative rezultuan edhe në blerjen e dy autoveturave.

Isuf Shehu e filloi karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe gjatë dy dekadave të fundit punoi në Gjykatën e Kukësit, ku prej vitit 2914 ishte emëruar si kryetar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *