Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli të mërkurën vendimin që konfirmon përfundimisht largimin nga sistemi i drejtësisë së prokurores Anila Galanxhi për një periudhë 15-vjeçare.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, mbajti në fuqi vendimin e KPK-së për subujektin e rivlerësimit Anila Galanxhi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi me 13 korrik 2021 të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për prokuroren e Tiranës, Anila Galanxhi (Pappa), pas dorëheqjes së saj nga detyra dhe statusi i magjistratit.
Gjithashtu, Komisioni ka vendosur t'i ndalojë emërimin si gjyqtare ose prokurore, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
Anila Galanxhi (Pappa) ka shërbyer si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.