Një 40 vjeçar mbeti i vrarë pas një konflikti në familje në Topojan, Bulqizë. Adriatik Jella, dyshohet se u vra nga vjehrri dhe dy persona të tjerë, pasi më herët ai kishte plagosur kunatin.
Tre persona u ndaluan nga policia si bashkëpunëtorë në vrasjen e Adriatik Jellës, 40 vjeç në Topojan, Bulqizë. Ngjarja ndodhi mbëmjen e të ejtes dhe sipas policisë është pasojë e dhunës në familje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit: V.Ç., 68 vjeç, banues në Topojan, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim; – G.D., 28 vjeç dhe A.D., 34 vjeç, (vëllezër) për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje', të kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burime të policisë bënë me dije se konflikti mes Jellës dhe familjes së bashkëshortes së tij kishte filluar me kunatin. Policia tha se Jella kishte plagosur këtë të fundit, pasi ai ishte ankuar se 40-vjeçari dhunonte bashkëshorten.
Nuk dihen arsyet se pse pas këtij konflikti Jella ka shkuar sërish në shtëpinë e vjehrrit ku është përplasur me 68-vjeçarin dhe dy të afërm të tij. Policia dyshon se tre persona, të ndaluar pas ngjarjes, kanë qëlluar me mjete të forta Jellën i cili humbi jetën ndërsa transportohej për në spital.