Lideri i ri i qendrës së djathtë të Greqisë i ka thënë homologut të tij nga Maqedonia e Veriut në Nju Jork se edhe pse nuk do ta kishte nënshkruar kurrë marrëveshjen historike të emrit me Shkupin, ai tani ndihej i detyruar ta respektonte atë.
Në takimin e tij të parë me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev në Nju Jork, kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se ai kurrë nuk do ta kishte nënshkruar marrëveshjen historike të vitit 2018 me Maqedoninë, por, megjithatë, do ta respektonte atë.
Gjatë takimit të tyre në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, Mitsotakis i tha Zaevit se edhe pse nuk do ta kishte nënshkruar marrëveshjen, ai tani ndjehej i detyruar ta respektonte atë.
Burime të qeverisë greke të cituara nga Agjencia e Lajmeve Athinë-Maqedoni të martën thanë që Mitsotakis tha se meqenëse marrëveshja e emrit tashmë ishte ratifikuar nga parlamenti grek në janar, ajo ishte pjesë e ligjit ndërkombëtar dhe kështu që qeveria greke duhej ta respektonte atë.
Partia e qendrës së djathtë e Mitsotakis Demokracia e Re erdhi në pushtet në korrik të këtij viti, pas një fitoreje dërrmuese ndaj ish-kryeministrit Alexis Tsipras dhe partisë së tij të majtë Syriza.
Para se të bëhej kryeministër, Mitsotakis ishte një kundërshtar i palëkundur i marrëveshjes së aprovuar nga paraardhësi i tij, duke insistuar se kjo do të dëmtonte interesat kombëtare greke, pasi njihte ekzistencën e një gjuhe dhe identiteti maqedonas.
Ai tha se nën udhëheqjen e tij, Greqia do të mbështeste të drejtën e saj për të vënë veton për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Nga ana e tij, Zaev tha se Maqedonia e Veriut planifikon të zbatojë plotësisht të gjitha angazhimet që rrjedhin nga marrëveshja e emrit, duke shpresuar se kjo do të përmirësojë më tej lidhjet bilaterale të biznesit.
Mitsotakis u përgjigj se, edhe para nënshkrimit të marrëveshjes, e ashtuquajtura mosmarrëveshje për emrin nuk kishte penguar kurrë marrëdhëniet e mira ekonomike.
Athina dhe Shkupi nënshkruan marrëveshjen e tyre historike në qershor 2018 në brigjet e liqenit të Prespës.
Marrëveshja i dha fund një mosmarrëveshjeje prej dekadash për emrin e Maqedonisë. Sipas marrëveshjes, kjo e fundit e ndryshoi emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Ajo gjithashtu u zotua të ndërmarrë veprime të mëtejshme për t’u dalluar nga provinca veriore greke, e quajtur gjithashtu Maqedoni.
Në këmbim, Greqia premtoi të ndalojë bllokimin e pranimit të fqinjit të saj në NATO dhe në fillimin e bisedimeve të saj për anëtarësim në BE. Ajo gjithashtu pranoi që identiteti i popullsisë në vendin fqinj dhe se gjuha e tyre është ajo maqedonase.
Të hënën, ministri grek i mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos tha se vendi i tij gjithashtu do të vazhdojë para me një traktat për të mbrojtur hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht atyre që ai i quajti efekte negative të marrëveshjes së emrit.
Plani që avionët grekë të patrullojnë qiellin e Maqedonisë së Veriut pasi Shkupi të bëhet një anëtar i plotë i NATO-s, deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, nuk ishte pjesë e drejtpërdrejtë e marrëveshjes së emrit, por erdhi si pasojë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe.