Reshjet e dëborës të mërkurën në mbrëmje befasuan banorët e kryeqytetit të Shqipërisë, ku dëbora kishte rënë për herë të fundit në vitin 1985, ndërsa shumë qytetarë dolën në rrugë për të luajtur me topa bore apo për të ndërtuar plak dëbore. Të enjten Tirana u zgjua e zbardhur nga dëbora, fenomen që ka lumturuar të gjitha moshat.
Temperaturat ekstreme kanë shkaktuar mjaft dëme në vend kohët e fundit pasi ngrica ka lënë pa furnizim me ujë dhe elektricitet qytetet, ndërsa dëbora ka bllokuar disa akse kryesore të qarkullimit rrugor në zonat malore.