Rritja e raportuar në tregjet botërore këto vitet e fundit, mund të jetë veçse sipërfaqësore, por koha do të tregojë se cilat shtete po shkojnë vërtetë drejt zhvillimit real, argumenton Dani Rodrik.
Pas 15 vjetësh rritje, një urtësi e re konvenciaonale po rishfaqet: tregjet në zhvillim janë në telashe të mëdha. Shumë analistë kishin parashikuar rritje të shpejtë në shtete si Brazil, Rusi, Turqi dhe Indi për të ardhmen e papërcaktuar, duke i quajtur ato motorrë të rinj të ekonomisë botërore. Tani rritja është ulur për shumicën prej tyre dhe investitorët po i tërheqin mbrapsht paratë – të nxitur disi nga pritshmëria se Rezerva Federale Amerikane do të rrisë normat e interesit në shtator. Valutat e tyre kanë rënë, ndërsa skandalet e korrupsionit dhe vështirësitë e tjera politike kanë penguar narrativën ekonomike në vende si Brazili apo Turqia.
Tani që ndodhi, është bërë më e qartë se në fakt nuk ka rritje koherente për shumicën e tregjeve në zhvillim. Përtej sipërfaqësores, do të zbuloni norma të larta rritjeje të nxitura jo nga transformimi produktiv, por nga kërkesa e brendshme, e cila është e nxitur nga bumet e përkohshme të komoditetit dhe nivelet e paqëndrushme të huamarrjes publike por edhe private.
Po, ka shumë firma botërore në tregjet në zhvillim dhe zgjerimi i klasës së mesme është i pagabueshëm. Por vetëm një përqindje e vogël e forcës së punës së këtyre ekonomive është e punësuar në sipërmarrje produktive, ndërsa firmat informale, joproduktive thithin pjesën tjetër.
Krahasojeni këtë me eksperiencën e disa shteteve që ia dolën me sukses, “duke u diplomuar” në statusin e vendit të përparuar dhe mund të shihni se cili përbërës mungon. Koreja e Jugut dhe Tajvani u zhvilluan në kurriz të industrializimit të shpejtë. Ndërsa fshatarët e Koresë së Jugut dhe Tajvanit u bënë punonjës fabrikash, ekonomitë e të dyja vendeve – dhe disi edhe politika e tyre – u transformua. Koreja e Jugut dhe Tajvani u bënë më pas demokraci të pasura.
Në kontrast, shumica e tregjeve të sotme në zhvillim janë deindustrializuar para kohe. Shërbimet nuk janë të tregtueshme me të njëjtën shtrirje si të mallrat e prodhuara dhe nuk shfaqin të njëjtën dinamikë teknologjike. Si rezultat, shërbimet kanë provuar deri më tani se janë një zëvendësim i dobët i industrializimit të orientuar nga eksporti.
Por tregjet në zhvillim nuk peritojnë trajtimin e zhgënjyer që po marrin sot. Mësimi i vërtetë nga kolapsi i tregut në zhvillim është nevoja për t’i kushtuar vëmendje bazave të rritjes dhe të njihet diversiteti i rrethanave mes një grupi ekonomish të lidhura jo nga nevoja.
Për shtetet në zhvillim, tre bazat kyçe të rritjes janë përvetësimi i aftësive dhe edukimi i forcës punëtore, përmirësimi i institucioneve dhe qeverisjes dhe transformimi strukturor nga produktiviteti i ulët në aktivitete të produktivitetit të lartë. Stili i Azisë Lindore për rritjen e shpejtë ka kërkuar zakonisht një dozë të fortë të transformimit strukturor për disa dekada, me progres të qëndrueshëm në arsim dhe institucione duke i ofruar ekonomi të zhvilluara konvergjencave afatgjata të ndihmës.
Ndryshe nga ekonomitë e Azisë Lindore, tregjet e sotme në zhvillim nuk mund të mbështetet mbi tepricat e eksportit në prodhime, si motorrë të transformimit strukturor dhe rritjes. Ndaj ato janë të detyruara të mbështeten më tepër në bazat afatgjata të edukimit dhe institucioneve. Këto prodhojnë rritje dhe janë të domosdoshme për të. Por ato gjenerojnë e shumta 2.3 për qind rritje, jo sa norma 7-8 për qind e Azisë Lindore.
Krahasoni Kinën dhe Indinë. Kina u zhvillua nga fabrikat dhe mbushja e tyre me fshatarë nuk kishte lidhje me edukimin, gjë që gjeneroi një shtysë të madhe të produktivitetit. Avantazhi i Indisë gjendet te shërbimet e lidhura me aftësinë, – si industria e informacionit – që mund të thithë jo më shumë se një pjesë të vogël të forcës punëtore kryesisht pa aftësi. Do të duhen shumë dekada që niveli mesatar i aftësisë në Indi të rritet në pikën që mund të çojë edhe më lart produktivitetin e ekonomisë.
Kështu, potenciali i rritjes afatmesme të Indisë, është më i ulët se ai i Kinës në dekadat e fundit. Një nxitje e rëndësishme në shpenzimet e infrastrukturës dhe reformat e politikës mund të bëjë një diferencë, por nuk mund ta mbyllë hendekun.
Nga ana tjetër, të qenët breshka në vend të lepurit në garën e rritjes mund të jetë një avantazh. Shtetet që mbështeten në akumulim të qëndrueshëm të aftësive dhe në qeverisje të përmirësuar nuk mund të rriten aq shpejt, por mund të jenë shumë më stabël, më pak të prekura në kriza dhe me më shumë gjasa për t’u puqur me shtetet e zhvilluara me kalimin e kohës.
Arritjet ekonomike të Kinës janë të pamohueshme. Por mbetet një vend autoritar ku Partia Komuniste ka monopol ekonomik. Ndaj sfidat e transformimit politik dhe institucional janë më të mëdha se në Indi. Pasiguria që kanë përballë investitorët afatgjatë në Kinë është më e lartë.
Le të krahasojmë Brazilin me tregje të tjera në zhvillim. Mes këtyre vendeve, Brazili ka marrë ndoshta goditjen më të madhe. Skandali i korrupsionit që rrethon kompaninë shtetërore të naftës, Petrobras, ka prodhuar një krizë ekonomike, që ka prekur monedhën dhe zhvillimin.
Kriza politike e Brazilit tregon maturinë demokratike të vendit dhe është mbase një shenjë e fuqisë në vend të dobësisë. Aftësia e prokurorëve për të hetuar parregullsitë e pagesave që prekin kokat e shoqërisë braziliane dhe qeverinë pa ndërhyrje politike mund të jetë një ekzemplar për shumë shtete të zhvilluara.
Kontrasti me Turqinë nuk mund të jetë më i madh. Korrupsioni i një magnitude më të madhe atje, ku preket presidenti Erdogan dhe familja e tij, ka kaluar pa u hetuar. Një hetim nga prokurorët turq ndaj Erdogan në vitin 2013 ishte politikisht i motivuar, ndaj i dha qeverisë mbulimin e duhur për ta mbyllur. Ekonomia turke nuk ka vuajtur sa ajo e Brazilit, por kalbja e saj do të shkaktoj dëm afatgjatë.
Financa e jashtme e lirë, hyrjet e shumta të kapitalit dhe bumet e komoditetit ndihmuan fshehjen e mangësive të shumta dhe fuqizuan 15 vite zhvillim në tregjet në rritje. Teksa ekonomia botërore do të gjenerojë rryma më të forta kundër në vitet në vazhdim, do të bëhet më e lehtë të dallohen vendet që kanë forcuar vërtetë bazat e tyre ekonomike dhe politike nga ato që kanë lundruar mbi fjalë boshe dhe mbi forcën e parëndësishme të besimit në ndryshim të investitorëve.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Back to Fundamentals in Emerging Markets