Duke treguar se si Gjermania arriti të menaxhojë krizën e rreth 1 milionë refugjatëve përmes trajtimit të shpejtë, njerezor dhe integrimit të tyre në shoqëri, Norbert Winkeljohann është optimist për përfitimin e tregut të punës nga njëra anë dhe refugjatëve nga ana tjetër.
Sipas OKB, numri i migrantëve ndërkombëtar arriti në shkallë globale në 244 milionë në vitin 2015 – një rritje prej 41% që nga viti 2000. Shifra përfshin rreth 20 milionë refugjatë. Qeveritë kudo në botë po përballen me ndikime logjistike dhe njerëzore të fluksit në rritje të personave të zhvendosur. Ata që po përballen me flukse të konsiderueshme janë nën presion intensiv për t’u përgjigjur me shpejtësi dhe përgjegjësi në mënyrë që ata të integrohen në shoqëritë mikpritëse.
Jetesa dhe puna në Gjermani, më kanë bërë ta shoh këtë presion nga afër – vazhdoj ta shoh çdo ditë – dhe jam i lumtur të them se eksperienca këtu lë vend për optimizëm. Në fakt, jam gjithnjë e më i bindur se, përmes përpjekjes së vazhdueshme dhe bashkëpunimit mes qeverisë, biznesit dhe shoqërisë, ne mund të gjejmë mënyra për të përmbushur nevojat e refugjatëve dhe vendeve që i presin ata.
Çdo vend duhet të sigurohet së pari që të ketë kapacitetet, burimet dhe strukturën për të menaxhuar me shpejtësi volumin e refugjatëve që mbërrijnë. Menaxhimi dhe koordinimi i mirë në vendet transit dhe ato të destinacionit mund t’i bëjë qeveritë, bizneset dhe OJQ-të apo agjencitë të përballen më me efektivitet me provat e pashmangshme që mund të dalin rrugës. Çelësi është të shihen këto sfida përmes syve të refugjatëve.
Kjo po ndodh gjithnjë e më shumë. Nga pikëpamja jonë në Gjermani, kam parë një numër në rritje të bizneseve që po kapin vazhdimisht mundësinë për të punuar krah qeverisë në pranimin e sfidave të aplikimeve për azil dhe nevojave humanitare. Ata kanë ndihmuar në ndërtimin e shërbimeve për të ndihmuar refugjatët që të marrin veten në një vend të ri, ndërsa kostot janë shpërndarë në infrastrukturë, teknologji, kujdes shëndetësor, trajnim, arsim dhe të tjera.
Kompanitë vetë kanë një përsiatje të qartë biznesi ndaj kësaj. Për shembull, organizatat që përballen me mangësi aftësish përfitojnë nga trajnimi dhe punësimi i personave nga kjo forcë pune e re, diverse dhe shpesh shumë e aftë. Mjaft biznese në Gjermani kanë filluar programe për të trajnuar disa nga një milion refugjatët që kanë mbërritur në vend që nga 2014.
Rreth 100 kompani i janë bashkuar Wir Zusammen, apo Ne Së Bashku, një grupi që ndihmon integrimin e të sapoardhurve në shoqërinë gjermane. Deri më tani iniciativa ka siguruar intershipe për rreth 1800 refugjatë dhe ka futur në praktikë pune 300 të tjerë. Anëtarët përfshijnë shumë kompani vendase. Firma ime ka krijuar një trajnim falas 10-javor për refugjatët kur ata mbërrijnë në fillim.
Kjo është një periudhë kritike për ta, pasi shumë nuk lejohen të punojnë gjatë tre muajve të para në vend. Për më tepër, ata nuk kanë akses në programet e integrimit publik derisa kërkesa e tyre ëpr azil të jetë pozitive. Duke firmosur për kurse të gjuhës dhe ato profesionale, refugjatët fitojnë përgatitje të vlefshme për një punë dhe një vlerësim të parë të certifikuar të zotësive të tyre brenda tregut gjerman të punës. Kjo do të shtojë mundësitë e tyre të punësimit sapo periudha tremujore e përjashtimit të mbarojë. Njëkohësisht, kjo iniciativë do të ndihmojë ekonominë gjermane duke zgjeruar valën e disponueshme të talentit të ri, veçanërisht në industri si prodhimi, kujdesi shëndetësor dhe shërbimet e kujdesit.
Duke parë në eksperiencën e përgjithshme të Gjermanisë mbi fluksin e fundit të refugjatëve, çfarë leksione kemi mësuar? Një nga më të dobishmit – dhe tashmë të zbatuara në vende të tjera – është se udhëtimi i refugjatëve menaxhohet më mirë në katër faza të ndryshme. Për të ndihmuar, ne kemi qartësuar secilën fazë nga pikëpamja e refugjatëve, duke llogaritur nevojat e tyre imediate dhe dëshirën për kalimin në programe afatgjata të risistemimit.
Katër fazat e udhëtimit janë:
Vendimmarrja e shpejtë: largimi nga lufta apo nga jeta e paqëndrueshme dhe udhëtimi nëpër dissa vende për të mbërritur në vendin e përzgjedhur është faza më e pasigurt. Ata janë të dobët jo vetëm ndaj elementeve, por edhe ndaj trafikantëve, kontrabandistëve dhe kriminelëve të tjerë që përfitojnë nga situata e tyre.
Faza e mbërritjes: refugjatët marrin strehim të përkohshëm dhe mbështetje e regjistrim dhe aplikim për azil në një vend mbrojtjes të përzgjedhur.
Mbrojtje, sistemim dhe integrim: sapo gjenden në vendin e përzgjedhur, refugjatët aplikojnë dhe vlerësohen për azil. Ata marrin mbrojtje dhe ndihmë përmes procesit të aplikimit. Nëse pranohen, ata marrin strehim dhe integrim në komunitet përmes punës dhe arsimimit. Kjo është një fazë ku bizneset japin kontributin më të madh.
Faza e riatdhesimit: refugjatët kthehen në vendin e tyre të origjinës nëse azili refuzohet. Në kuptim afatgjatë, refugjatët marrin azil dhe me kalimin e kohës riatdhesohen ose kthehen në vend kur ai është i sigurt.
Në çdo fazë, ka shumë detyra paralele që kërkojnë aftësi dhe burime. Ne kemi parë në Gjermani, se bizneset mund të luajnë një rol të rëndësishëm në marrjen e një pjesë të barrës nga qeveritë dhe komunat, ndërsa përfiton ekonomia dhe refugjatët vetë. Besojmë fuqishëm se integrimi funksionon më mirë kur lidhet me një perspektivë konkrete profesionale dhe me punë praktike. Nëse kompanitë nuk kanë frikë të zgjidhin pengesat gjuhësore dhe dallimet kulturore në fazë të hershme të integrimit, ata do të shpërblehen me akses në një burim të vlefshëm dhe të ri talenti me punonjës shumë të motivuar.
E thënë thjeshtë, ajo që bizneset në Gjermani kanë mësuar është se ndihma ndaj refugjatëve në fazën e katërt të udhëtimit të tyre është një fitore për të dyja palët. Së bashku, ne të gjithë kontribuojmë në kthimin e krizës së refugjatëve në një mundësi.
Marrë me autorizim nga WeForum.org