Qarku i Lezhës i dha për herë të parë disa mijëra vota më shumë Partisë Socialiste ndërsa i hoqi disa mijëra vota të tjera Partisë Demokratike. LSI siguron mandatin me 11 mijë vota.
Si më 2013 ashtu edhe të dielën, Qarku Lezhë qe një nga zonat e nxehta të zgjedhjeve. LSI deklaroi se një militant i saj qe plagosur ditën e dielë pasi kishte deklaruar më herët rrahjen e një militanti tjetër gjatë fushatës. Presidenti i zgjedhur Ilir Meta deklaroi nga Lezha se kishte ndër mend të armatoste popullin për të luftuar “bandat e Rilindjes”.
Rezultati final në Lezhë tregon se për herë të parë, Partia Socialiste arriti të marrë tre mandate nga dy që pati marrë në zgjedhjet e kaluara, ndërsa Partia Demokratike ra në tre mandate nga katër që kishte më parë. LSI arriti të ruajë një mandat, të cilin e pati fituar fillimisht më 2013.
Partia Socialiste arriti të fitojë zgjedhjet në Qarkun Lezhë pasi mori rreth 4 mijë vota më shumë se sa në vitin 2013 ndërsa Partia Demokratike humbi 4 mijë vota në krahasim me katër vjet më parë. LSI arriti të rrisë numrin e saj të votave në Lezhë në 11 mijë, duke siguruar mandatin që më 2013 e pati marrë si pjesë e koalicionit të majtë.
Socialistët arritën të realizojnë fitore në Mirditë, bashki të cilën e qeverisin që nga viti 2015 ndërsa demokratët humbën Bashkinë Lezhë, pavarësisht se kjo bashki drejtohet nga demokratët. Në krah të kundërt, Bashkia Kurbin, e cila qeveriset nga socialistët, në zgjedhjet e së dielës fituan demokratët me diferencë të ngushtë.
_
_Video Portal Powered by Cincopa.comQarku LezhëQarku Lezhëoriginaldate 1/1/0001 6:00:00 AMheight 1919width 3200orientation 1camerasoftware Adobe Photoshop CS6 Qarku Lezhëoriginaldate 1/1/0001 6:00:00 AMheight 1919width 3200orientation 1camerasoftware Adobe Photoshop CS6 Qarku Lezhëoriginaldate 1/1/0001 6:00:00 AMheight 1919width 3200orientation 1camerasoftware Adobe Photoshop CS6 Qarku Lezhëoriginaldate 1/1/0001 6:00:00 AMheight 1919width 3200orientation 1camerasoftware Adobe Photoshop CS6
Për Partinë Socialiste, rezultati i Lezhës dërgon në parlament Lindita Nikollën, ish-ministrja e Arsimit, një mësuese matematike dhe ish-kryetare njësie administrative në Tiranë. Nikolla, 52 vjeç, ka një diplomë nga Universiteti i Tiranës si dhe një diplomë masteri nga AU. [CV Link].
I dyti për socialistët në Lezhë është deputeti aktual Pjerin Ndreu, ish-oficer policie i arsimuar në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në vitet 1988-1992 si dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 2007 [CV Link].
I treti në listën e Lezhës për socialistët është deputeti Gjetan Gjetani, i cili është diplomuar me kurs njëvjeçar në Akademinë e Policisë në Tiranë dhe më pas ka studiuar drejtësi në Universitetin e Shkodrës [CV link]. Ai ka punuar si punonjës policie në Kurbin dhe si avokat në Lezhë para se të bëhej punonjës i hipotekave Lezhë në vitin 2014 dhe kandidat për deputet më 2017.
Partia Demokratike kishte të parin në listën e Lezhës Aldo Bumçin, një pedagog në Tiranë me eksperiencë si deputet dhe ministër. [CV link]. E dyta në listën e demokratëve është Lindita Metalia, e cila është arsimuar në drejtësi dhe ka master shkencor mbi të drejtën penale nga Universiteti “Justiniani i Parë” në Tiranë. Ajo ka punuar si përmbaruese gjyqësore dhe është aktiviste e Partisë Demokratike në Lezhë.
I treti dhe i fundit në listën e demokratëve është Andon Frrokaj, me profesion inxhinier ndërtimi dhe studime pasuniversitare si vlerësues pasurish të paluajtshme ndërsa ka qenë kryetar i Bashkisë Mamurras në vitet 2000-2007. [CV Link]
Për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, deputet do të jetë Viktor Tushaj, [CV link] i cili është arsimuar në Gjuhë Letërsi dhe Drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës si dhe disponon master në turizëm nga Universiteti Europian i Turizmit në Tiranë (EUFT). Ai ka punuar si mësues dhe si instruktor rinie deri në vitin 1991, si president i një kompanie ndërtimi dhe si kryebashkiak i Lezhës për periudhën 2007-2015, ndërsa para se të zgjidhej si deputet qe Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.