Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka dhënë masën detyrim paraqitje për një polic grek që shoqëronte një deputet të vendit fqinj, i cili u arrestua të shtunën duke udhëtuar i armatosur drejt fshatit Bularat.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit grek, Matios Gogolos 33 vjeç i cili u ndalua ditën e shtunë nga policia e qytetit jugor teksa po udhëtonte me armë pa leje duke shoqëruar një deputet të shtetit fqinj drejt fshatit Bularat, ku u zhvillua një përkujtimore për 40 ditët e vdekjes së 35-vjeçarit Kostandino Kacifas.
Kacifas u vra me 28 tetor pasnjë shkëmbi zjarri me policinë shqiptare në fshatin Bularat, të Gjirokaster , pjesë bashkisë minoritare greke të Dropullit. Ngjarja tragjike ka ngjallur debate rreth operacionit që çoi në vdekjen e Kacifas, duke nënvizuar tensionet etnike mes komuniteteve në Shqipëri dhe rolit që etno-nacionalizmi po luan në përforcimin e zërit të ekstremistëve në Greqi.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit grek banues në Igumenicë të Greqisë për konsumim të veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal dhe caktimin e masës së sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj tij.
Në orën 13:00 të ditës së dielë, ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Gogolos-it, kur pas shqyrtimit të materialeve hetimore të depozituara nga prokuroria, gjykata e Sarandës ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për efektivin e policisë greke.
Një burim zyrtar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë tha për BIRN se masa “detyrim paraqitje” është kërkuar pasi 33-vjeçari Gogolos nuk është konsideruar person me rrezikshmëri të lartë duke konsideruar detyrën që kryen si punonjës policie në shtetin fqinj dhe faktin se shoqëronte një deputet grek.
Po sipas këtij burimi, i ndaluari ka pretenduar se pistoleta ishte me leje dhe për këtë arsye do t’u dërgohet letër-porosi autoriteteve të drejtësisë greke.
Kacifas ka lindur në Bularat, por ishte i stërvitur nga ushtria greke, thuhet se ishte një oficer i Forcave Speciale. Ai gjithashtu dyshohej se ishte anëtar i një prej grupeve paraushtarake të lidhura me Agimin e Artë – partia e djathtë etno-nacionaliste greke e njohur për retorikën e saj ksenofobike dhe për nxitjen e pushtimit të Shqipërisë jugore, të cilën mbështetësit e Agimit të Artë e quajnë Vorio-Epir.
Varrimi i tij në Bularat me 8 nëntor u shoqëruar me dhjetëra personave të ardhur nga Greqia, të cilët hodhën parudha me thirrja raciste kundër shqiptarëve. Gati 100 qytetar grek ju ndalua hyrja në Shqipëri të shtunën për mungesë dokumentesh ose si pjesë e një liste personash që i ndalohet hyrja në vend pas incidenteve të 8 nëntorit. Përkujtimorja e Kacifas u mbajt në Kishën e hirshme të Shën Athanasit në Bularat. Ndalimi në kufi i qytetarëve grek u kundërshtuar nga organizata e minoritetit, Omonia.
“Arsyet janë pa bazë ligjore ndërsa sjellja në zyrat e stacioneve kufitare i ka të gjitha ato cilësi të hetimit dhe më së shumti shkelin të drejtat e qytetarit, veçanërisht atyre të Bashkimit Europian që janë plotësisht të sanksionuara për sa i përket lëvizjes së lirë,” tha Omonia në një deklaratë për shtyp.
Bazuar në Kodin Penal, vepra penale për të cilën është proceduar polici grek Gogolos, parashikon dënimin nga tre deri në shtatë vjet burgim.
“Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, shkruhet në paragrafin e parë të nenit 278 të Kodit Penal.
Policia e shtetit njoftoi të shtunën arrestimin në flagrancë të Gogolos, me detyrë punonjës policie, pasi teksa udhëtonte në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ju gjet me vete dhe ju sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë.