Foto23 May 2017

Marrëdhënia e ndërlikuar e qytetit me qiellin (Fotoreportazh)

Panorama e zakonshme e qyteteve në Shqipëri karakterizohet nga një marrëdhënie e ndërlikuar mes banesave dhe shtyllave me shumë kabllo të elektricitetit, telefonit dhe internetit duke e bërë shpesh një pamje kaotike për syrin.

Autor: Loreta Cuka BIRN Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Berat, Durrës
Printo

Zhvillimi i furishëm që ka përfshirë qytetet e Shqipërisë gjatë dekadave të fundit ka lënë një gjurmë të dukshme në pamjen e vendit jo vetëm nga aspekti i vertikalitetit me ndërtesat e ngritura së fundmi, por edhe në këndvështrimin horizontal të qyteteve.

Për të kuptuar se sa kaotike është bërë kjo pamje për syrin e qytetarëve mjafton të ngremë kokën fare pak për të parë një qiell të fragmentizuar prej kabllove lloj-lloj të elektricitetit, telefonit dhe internetit në atë që duket një lidhje mjaft e ngatërruar dhe në shumë raste e pazgjidhshme.

Përgjatë muajve të fundit, panorama shfaqet e përsëritur në çdo qytet që kam vizituar si Durrësi, Berati, Korça, Gjirokastra, Shkodra apo Tirana.

Fotoreportazhi

Një burrë ecën përgjatë një rruge në zonën e Kinostudios në Tiranë, ndërsa një kabllo elektrike ka rënë në nivel të prekshëm nga kalimtarët. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Kabllo të ndryshme ndërlikojnë pamjen e një qielli të kaltër në Tiranë. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Qyteti i Tiranës shfaqet në sfond ndërsa lagjja përgjatë rrugës së Elbasanit lidhet nga kabllot e shumta. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Qyteti i vjetër në Berat shfaqet mes telave të shumtë. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Muzgu bie mbi një lagje të Korçës ku vërehet prania e shumtë e kabllove dhe shtyllave. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Një grua nder rrobat në një ballkon në Gjirokastër ndërsa pamja ka kabllo të shumta. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Kabllo të shumta ndërlidhen në një lagje në qytetin e Durrësit. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Lidhje të shumta kabllosh shihen në një lagje të Tiranës. Foto: Loreta Cuka/BIRN