Lajm10 Feb 2019

Marshim i heshtur kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave në Tiranë (Foto)

Rastet e fundit të abuzimit dhe dhunës ndaj vajzave dhe grave nxorën në rrugët e kryeqytetit dhjetëra qytetarë që dënuan tolerancën ndaj dhunës dhe mosndëshkimin e dhunuesve.

Autor: Ivana Dervishi, Loreta Cuka BIRN Tiranë
Printo

Marshimi i organizuar kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave. 10 shkurt 2019. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Disa dhjetëra qytetarë dolën të dielën në një marshim të heshtur për të kundërshtuar fenomenin e dhunës ndaj vajzave dhe grave, si dhe mosveprimin shtetëror kundrejt rasteve të dhunës.

Nën sloganin “Nuk luhet përdhunimesh” dhe duke mbajtur në duar pankarta si “Heshtja po na vret”, “Jo do të thotë Jo”, “Mjaft na bëtë lajm të ditës” qytetarët marshuan nga Ministria e Arsimit për tek Drejtoria e Policisë në Tiranë. Ndryshe nga rastet e tjera ku protestat për të drejtat e vajzave dhe grave tërheqin kryesisht gjininë femërore, këtë herë pjesë e konsiderueshme e marshimit ishin dhe djem e burra.

Protesta u nxit nga publikimi në media i abuzimit seksual të një të miture në Kavajë nga një grup i dyshuar shokësh të shkollës përkundrejt shantazhit. Pavarësisht tronditjes publike që shkaktoi rasti, reagimet qenë të ndryshme dhe rikthyen në vëmendje debatin se shoqëria shqiptare e ka ende të vështirë të flasë për dhunën dhe shkaqet e saj pa personalizuar rastet.

Një studim i publikuar këtë javë në Tiranë zbuloi se dhuna te marrëdhëniet intime të adoleshentëve prek afërsisht 20 për qind të tyre, ku vajzat e përjetojnë trefish më shumë se djemtë abuzimin seksual dhe atë psikologjik.

Një grup vajzash organizatore të protestës paralajmëruan gjithashtu tubimin e radhës më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Grave.