Blog13 May 2019

Më shumë se 750 milionë njerëz në botë do të emigronin, po të mundeshin

A keni menduar ndonjëherë të shpërnguleni përgjithmonë në një vend të ri? Nëse përgjigja është po, atëherë nuk jeni i vetëm. Një sondazh i ri tregon se 15% e popullsisë globale - mbi 750 milionë njerëz - do të emigronin, nëse do të mundnin.

Autor: Johnny Wood Weforum.org
Printo

Foto ilustruese: Pixabay.

Ndërkohë që konflikti, uria dhe fatkeqësitë natyrore kanë nxitur shumë njerëz të largohen nga vendet e tyre të lindjes, ka akoma më shumë arsye të tjera për të kërkuar një jetë të re gjetkë, duke përfshirë edhe mundësinë ekonomike.

Një studim i kohëve të fundit i Gallup World Poll tregon se dëshira për të migruar është rritur në rajonet e zhvilluara si Amerika e Veriut dhe shtetet jo anëtare të BE-së në Europë.

Kush është në lëvizje?

Në Amerikën e Veriut, numri i njerëzve pro shpërnguljes është rritur në mënyrë dramatike në vitet e fundit nga 10 në 14% që nga periudha 2013-2016. Pavarësisht nga një treg pune në përforcim e sipër, 16% e të anketuarve në SHBA në vitin 2017 thanë për Gallup se donin të jetonin jashtë vendit, rritja më e madhe e regjistruar nga sondazhi.

Në Bashkimin Europian – ku qytetarët kanë të drejtën e lirisë së lëvizjes – dëshira për të migruar ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2012 në 21%, ndërsa dëshira për t’u shpërngulur në shtetet jo anëtare të BE-së është stabilizuar së fundmi pas një rritjeje në fillim të dekadës.

Njerëzit në vendet me shumicën e refugjatëve vazhdojnë të shpresojnë për një të ardhme më të mirë në një vend tjetër. Sondazhi tregon numrin që dëshiron të lëvizë në rritje në Amerikën Latine dhe Karaibe, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe Afrikën Nën-Sahariane, ku konfliktet e armatosura në vazhdim, për shembull në Sudan, Siri dhe Jemen, po nxisin dëshirën për të migruar.

Në vendet e varfra nga Haiti në Shqipëri më shumë se gjysma e qytetarëve shprehën dëshirën për të migruar. Sondazhi tregoi se 71 për qind e popullsisë së Sierra Leones donte të largoheshin.

Ku dëshirojnë të jetojnë emigrantët?

Foto: Gallup.

SHBA-ja mbetet zgjedhja kryesore për emigrantët e mundshëm dhe kështu ka qenë rasti që kur filluan sondazhet e Gallup më shumë se një dekadë më parë. Pavarësisht se administrata Trump duke ashpërsuar rregullat e emigracionit, një në pesë emigrantë zgjodhi SHBA-në si destinacionin e tyre të preferuar në vitin 2017.

Kanadaja është në vendin e dytë i zgjedhur – zgjedhja kryesore e 47 milionë emigrantëve të mundshme. Gjermania, në vendin e tretë, ishte destinacioni i preferuar për 42 milionë njerëz.

Interesi në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në vitet e fundit, me pasigurinë në lidhje me votimin e Brexit 2016 si një fakto të mundshëm.

Sipas shifrave të OKB-së, vendet me të ardhura të larta tërheqin shumicën e emigrantëve ndërkombëtarë, një trend që përbën 64% të totalit global në 2017.

Rreth dy të tretat (60%) e të gjithë emigrantëve ndërkombëtarë zgjedhin Europën dhe Azinë.

Edhe pse kriza e refugjatëve vazhdon të mbizotërojë në titujt kryesorë të lajmeve, refugjatët dhe azilkërkuesit përbëjnë vetëm 10% të emigrantëve globalë. Rreth 84% e këtyre njerëzve gjejnë strehim në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme.

Sigurisht, jo të gjithë ata që shprehin dëshirë për të lëvizur do të bëhen një statistikë migracioni. Dhe ndërkohë që emigracioni shton diversitetin e popullsisë dhe jep një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike, jo të gjitha vendet i mirëpresin të sapoardhurit me krahë hapur.

Marrë me autorizim nga Weforum.org. More than 750 million people around the world would migrate if they could