Foto9 Jun 2019

Mijëra mbështetës të opozitës kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës [foto]

Mbështetësit e opozitës protestuan të shtunën përpara selisë së Këshillit të Ministrave, duke kërkuar rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama që e akuzojnë si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. 

Autor: Besar Likmeta BIRN Tiranë
Printo

Dy protestues të opozitës u mbyllën simbolikisht në burg, duke mbajtur masksa të Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Durrës, Vangjush Dako | Foto : Besar Likmeta

Një protestues i opozitës i bën jehonë publikimeve të ëergjimeve midis zyrtarëve shqiptarë dhe anëtarëve të krimit të organizuar nga gazeta gjermane ‘BILD’ | Foto : Besar Likmeta

Protestuesit e opozitës mbanin flamuj të Partisë Demokratike, BE-së, dhe SHBA-së | Foto ” Besar Likmeta

Protesta e fundit e opozitës regjistroi një rritje të pjesëmarrës të garave dhe vajzave | Foto nga : Besar Likmeta

Një protestues i ri i opozitës duke bërë një foto me aparatin celular | Foto : Besar Likmeta

Dy police të reja duke qendruar roje përpara ndërtesës së Këshillit të Ministrave gjatë protestës së opozitës | Foto : Besar Likmeta

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur gjatë protesës së opozitës | Foto : Besar Likmeta

Protestues të maskuar hodhën tymuese dhe kapsolla shpërthyese kundër ndërtesës së Këshillit të Ministrave | Foto : Besar Likmeta

Familjet që preken nga projekti i unazës së Tiranës, protestuan të veshur me jelek të portokalli | Foto : Besar Likmeta

Protestuesit hodhë shashka dhe fishekzjarrë kundër ndërtesës së Këshillit të Ministrave | Foto : Besar LIkmeta