Nga veriu në jug, Shqipëria është e bekuar me vende të mrekullueshme të cilat çdo vit tërheqin qindra mijëra turistë, ndërsa Dita Ndërkombëtare e Mjedisit është këtu për të na kujtuar mbrojtjen e natyrës nga shkatërrimi dhe ndotja.5 qershori shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit. Ndërsa Shqipëria po lufton për menaxhimin e perlave të saj natyrore përmes strategjive të zhvillimit të qëndrueshëm, disa nga mrekullitë e saj natyrore si Valbona dhe Vjosa janë të rrezikuara nga HEC-et. Zona të tjera turistike gjithashtu vuajnë nga kërcënimi i njeriut përmes betonizimit apo ndotjes.
Ja një përmbledhje e shkurtër e vendeve më fantastike të Shqipërisë fotografuar nga objektivi i BIRN përgjatë viteve të fundit.