Lajm7 Dec 2018

Ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja

Sonila Mesareja (Caka), gazetare e medias së shkruar për gati dy dekada është ndarë nga jeta të premten në Tiranë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme. Mesareja punoi për vite me rradhë si reportere e kronikës për disa prej redaksive të gazetave në vend dhe ndarja e saj para kohe nga jeta trishtoi familjen, miqtë dhe kolegët.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Sonila Mesareja (Caka). Foto kortezi.

Sonila Mesareja (Caka), gazetare e medias së shkruar për gati dy dekada është ndarë nga jeta të premten në Tiranë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme. Mesareja punoi për vite me rradhë si reportere e Kronikës për disa prej redaksive të gazetave në vend dhe ndarja e saj para kohe nga jeta trishtoi familjen, miqtë dhe kolegët.

“Sonila ishte kolege e dashur, model i këmbëngulëses dhe një profesioniste që modestinë e kishte virtyt ndërsa kurajon dhe durimin i mbarte si vlera njerëzore që i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit për familjen  shpërndarë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Kolegët dhe miqtë do ta mbajnë mend Sonilën si një njeri gjithmonë i gjendshëm e më dëshirë të ndihmojë. Ajo ndante buzëqeshje e guxim edhe në ditët e saj më të vështira. Stafi i BIRN ngushëllon familjen e cila vuan ndarjen e parakohshme nga jeta të Sonilës.