Nëse ka ndonjë gjë që është bërë e qartë vitet e fundit është fakti që demokracia gërryhet pak nga pak, pothuajse pa u vënë re, ditë për ditë. Ndërsa shfaqjet madhështore në arenën botërore si ajo që është propozuar nga presidenti i SHBA-së Joe Biden mund të jetë e vlefshme, demokracia duhet të rindërtohet pak nga pak, duke filluar nga zona vendore, jo nga arena ndërkombëtare.
Nëpër të gjithë botën demokracia është duke bërë hapa pas. Indeksi i Demokracisë i vitit 2020 i publikuar nga Economist Intelligence Unit (EIU) që nga viti 2006, ka rënë në nivelin më të ulët gloval që nga fillimi i hartimit. Kjo ecuri nuk mund të shpjegohet vetëm me kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë, sepse vlerësimet për demokracinë kanë qenë në rënie që nga viti 2015. Kështu që nuk është surprizë që në fjalimin e parë në politikën e jashtme si president i SHBA-ve, Joe Biden u përqendrua te nevoja për të mbrojtur vlerat demokratike nëpër të gjithë botën.
Biden rikonfirmoi në këtë mënyrë qëllimin e tij, të cilin e ka shpallur gjatë fushatës, për të organizuar një Samit për Demokracinë që në fillim të mandatit të tij si president. Sipas asaj që tha Biden, samiti “doo të mbledhë demokracitë e botës për të fuqizuar institucionet tona demokratike, të përballet në mënyrë të sinqertë me vendet që po bëjnë hapa pas dhe të farkëtojë një axhendë të përbashkët.” Mbretëria e Bashkuar e përqafoi këtë ide duke propozuar krijimin e D10, një grup që do të bashkojë anëtarë të G7 plus Australinë, Indinë dhe Korenë e Jugut.
Detajet mbi këto propozime nuk janë deklaruar ende publikishtr por në thelb këto nuk janë gjëra të reja. Kur John Mçain garoi për president kundër Barack Obama më 2008, ai advokoi krijimin e Lidhjes së Demokracive, e cila duhej të përfshinte më shumë se njëqind shtete. Në fakt, kur Mçain e hodhi këtë ide, një koalicion i ngjashëm (por më modest) kishte ekzistuar sakaq që nga viti 2000, kur Shtetet e Bashkuara dhe Polonia udhëhoqën themelimin e Bashkësive të Demokravive (CoD sipas akronimit në anglisht). Kjo iniciativë vijon të operojë, por është pothuajse tërësisht e harruar, duke demonstruar vështirësitë që shfaq mbajtja në këmbë e përpjekjeve të tilla.
Që nga fillesat, CoD u pengua nga mospajtimet dhe pakënaqësitë taktike si dhe nga dyshimet mbi qëllimet që kishte iniciativa. Për fat të keq, vendet që u bashkuan në këtë projekt nuk i nxitën me sukses për të perfeksionuar sistemet përkatëse demokratike. Një fakt domethënës është që selia e organizatës është aktualisht në Poloni, vendi i 50 në renditjen e EUI, pas përkeqësimit të vazhdueshëm në standardet demokratike gjatë viteve të fundit.
Para se të marrë formë, Samiti i Demokracisë i propozuar nga Biden do të përballet me të njëjtat probleme që shkaktuan bllokimin e projekteve të ngjashme: kush, si dhe pse. Kur shqyrton këto pyetje në mënyrë të sinqertë, je në gjendje të identifikosh një numër pengesash, të cilat së fundmi janë bërë edhe më të vështira për t’u anashkaluar.
Realiteti i parë i parehatshëm në të cilin SHBA duhet të negociojë është se edhe pse ky vend mban rëndesën gravitacionale në arenën ndërkombëtare, reputacioni i saj si standardi referues i demokracisë ka pësuar goditje të mëdha gjatë viteve të fundit. Dukshëm, SHBA po kalon një krizë serioze institucionale dhe shoqërore, kryeisisht për shkak të transgresionit të administratës Trump, në bashkërenditje me Partinë Republikane. Mbërritja e Biden, me premtimin për unitet dhe dëshirën për të përmirësuar marrëdhëniet, përbën një lehtësim të madh por përqasja e tij pajtuese ka pak gjasa të japë fryte brena një nate.
Përtej këtyre faktorëve të brendshëm në SHBA, pyetja është se cilat janë vendet e tjera që do të ftohen në samit? Nëse fton shumë vende, kjo e bën arritjen e konsensusit më të vështirë ndërsa nëse përfshin shumë pak, kjo mund të sjellë mbivendosje joproduktive me forume ekzistuese, të tilla si G7. Për më shumë, nëse fton disa qeveri me kredenciale demokratike të dyshimta, kjo mund t’i ndihmojë këto qeveri të justifikojnë atë që bëjnë ndërkohë që nëse i përjashton ato, kjo mund të shkaktojë kriza diplomatike, të cilat nga pikëpamja strategjike janë kundërprodhuese.
Mbetet për t;u parë nëse Biden po mendon vetëm për një samit të thjeshtë apo për një koalicion më të përhershëm, që ndoshta merr formë institucionale. Opsioni i parë do të jetë një aksion pastër simbolik që vështirë se ia vlen barra qiranë. Opsioni i dytë mund të përballet me kërkesat e rendit multimolar në të cilin lidhjet ekonomike dhe afrimësitë ekonomike luajnë një rol thembësor.
Nëse ke sistem politik të njëjtë kjo nuk nënkupton se ke interesa dhe prioritete të përbashkëta kështu që pasisja e një koalicioni për demokracitë me një objektiv konkret dhe afatgjatë është praktikisht e pamundur. Kur realpolitika hyn në skenë (për shembull, në punë të tregtisë), koalicioni mund të diskretitohet menjëherë.
E fundit, megjithëse një Samit për Demokraciinë mund të paketohet pozitivisht dhe jo në mënyrë ndëshkuese, ajo me siguri doo të interpretohet si një përpjekje për të vënë një vijë të rreptë ndarëse mes demokracive dhe autokracive. Nëse vendos një vijë të tillë ndarëse në qendër të marrëdhënieve ndërkombëtare, kjo rrezikon përshkallëzimin e asaj që ne jemi ende në kohë ta shmangim: një luftë tjetër të ftohtë, kësaj here mes SHBA-së dhe Kinës. Përballë kërcënimeve të mëdha globale që po mblidhen mbi ne, nga pandemia te ndryshimet klimaterike, një dinamikë konfrontimi mes blloqeve rivale mund të pengojë, ose ta parandalojë, bashkëpunimin shumëpalës për të cilin kemi shumë nevojë.
Por nëse pranojmë dobësitë e propozimit të Biden, kjo nuk do të thotë se ne duhet të dorëzohemi përballë rënies botërore të demokracisë. Megjithëse është e këshillueshme të zgjedhësh krijimin e një G20 apo një grupi akoma më të madh dhe përfaqësues për të menaxhuar sfidat e përbashkëta të shekullit të njëzet e një, vendet demokratike mund të përdorin edhe platforma të tjera aktualisht ekzistuese për dialog të frytshëm. Në mënyrë të ngjashme, demokracinë mund të përmirësojnë udhëheqësinë e tyre morale duke distancuar veten nga abuzimet e regjimeve autokratike, siç po bën me të drejtë Biden përmes tërheqjes së mbështetjes së SHBA-së ndaj ofensivës së Arabisë Saudite në Jemen.
Nëse ka ndonjë gjë që është bërë e qartë vitet e fundit është se zakonisht demokracitë nuk rrëzohen menjëherë në një ngjarje të madhe. Demokracia shpesh gërryhet pak nga pak, pothuajse pa u vënë re, ditë për ditë. Në mënyrë që të rindërtojmë demokracinë, një përqasje me pjesë të vogla dhe jo me manifestime grandioze globale mund të jetë rruga më efikase përpara. Duhet të punohet me durim nga poshtë – lartë, nga niveli vendor në nivel ndërkombëtar në mënyrë që demokracia të rifitojë joshjen e vet para botës.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Build a Coalition of Democracies from the Ground Up