Ndërsa qeveria ka marrë masa shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit të ri COVID-19 duke e izoluar të gjithë vendin, sektori i ndërtimit në qarkun e Lezhës kërkon rifillimin e punës.
Kërkesa në emër të kompanive të ndërtimi iu është përcjellë institucioneve shtetërore përgjegjëse nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Në kërkesën drejtuar autoriteteve Dhome e Tregtisë arsyeton se ndryshe nga sektorët e tjerë të ekonomisë, risku për përhapjen e koronavirusit është më i vogël në biznesin e ndërtimit, për vetë natyrën e punës ku largësia ndërmjet punonjësve është 3 metër e mos më shumë.
Gjithashtu, nëse lejohen t’i kthehen punës bizneset e ndërtimit premtojnë të marrin masa shtesë si për shembull përdorimin e maskave dhe zbatim te rregullave strikte në mbrojtje të shëndetit të punonjësve.
Në kërkesën e Dhomës së Tregtisë thuhet se janë mbi 10 kompani ndërtimit që operojnë në Shëngjin dhe shumë prej tyre i kanë kontratat e mbyllura me klientët, ndërsa sezoni turistik është në prag dhe pasojat do të jenë te larta në rast se aktiviteti i tyre vazhdon të pezullohet.
“Shqetësimet e tyre janë të drejta, pasi shumë prej tyre kishin planifikuar që objektet e tyre ti përfundonin para sezonit turistik,” tha kreu i Dhomës së Tregtisë, Pashk Palokaj
“Do jetë një dëm shumë i madh nëse sektori i ndërtimit do të vijojë të jetë i bllokuar, ndaj iu kërkoj institucioneve përgjegjëse që ta shohin me prioritet këtë çështje,” shtoi Palokaj.
Miratimi i planit rregullues në vitin 2019-të u shoqërua me rritje të kërkesave për leje ndërtimi në Bashkinë e Lezhës, kjo për faktin se lejet ishin të bllokuara prej një periudhe 5-vjeçare.
Vetëm në 6-mujorin e dytë të vitit 2019-të janë dhënë me shume se 200 leje ndërtimi, shumica prej të cilave në zonën e turistike të Shëngjinit, çka do të thotë se bllokimi i punës për shkak të koronavirusit ka ardhur në pikun periudhës kur po ndërtohej.
Ndërsa objektivi i shumë kompanive që operojnë në Shëngjin ishte që objektet e tyre ti përfundonin brenda pranverës, për të qenë gati për sezonin turistik veror të këtij viti.