Franca po u ofron pronarëve të makinave mundësinë të heqin qafe makinën e tyre të vjetër kundrejt një granti prej 2,500 eurosh për të blerë një biçikletë elektrike.
Franca po u ofron pronarëve të makinave të vjetra mundësinë t’i dorëzojnë automjetet e tyre për skrap dhe në këmbim të marrin një grant prej 2,500 eurosh (2,975,00 dollarë) për të blerë një biçikletë elektrike.
Ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare e kanë miratuar këtë masë në një votim paraprak. Ky ishte një ndryshim në një projektligj për klimën që do të miratohet në parlament dhe që synon të ulë emetimet e gazrave serrë me 40% deri në vitin 2030.
Nëse miratohet, Franca do të bëhet vendi i parë në botë që do t’u ofrojë njerëzve mundësinë për të shkëmbyer një automjet të vjetër me një biçikletë elektrike ose të palosshme, tha Federata Franceze e Përdoruesve të Biçikletave (FUB).
“Për herë të parë pranohet se zgjidhja nuk është që makinat të bëhen më të gjelbra, por thjesht të reduktohet numri i tyre”, tha Olivier Schneider i FUB.