Kushtet e këqija të jetesës dhe temperaturat nën zero në kampet e refugjatëve në Greqi këtë dimër po ia vështirësojnë shumë jetën refugjatëve, ku barra më e madhe bie mbi nënat shtatzëna që presin të lindin dhe mbi fëmijët e vegjël.
“Vuaj nga presioni i gjakut dhe jam diabetike, dua vetëm të kem një lindje të shëndetshme në Gjermani e rrethuar nga familja ime,” tha Batt.
“Ne u larguam nga shtëpia jonë në kërkim të një vendi të sigurt. Shpresoj që ndonjë vend europian do të na pranojë dhe nuk do të qëndrojmë në këtë kamp,” tha Rashid.
“Dua vetëm të largohem nga ky kamp dhe të shkoj në Gjermani dhe të jetoj me motrat e mia. Është ftohtë dhe nuk mund ta imagjinoj ta lind fëmijën tim të parë në këtë mjedis,” tha Haji Murad.
“Është një problem i madh të jesh shtatzënë ndërsa ka mbetur në Greqi, ne nuk mund të kthehemi në Afganistan dhe unë kam shumë frikë,” tha As’adi.
“Nuk e dija se kishte diçka që nuk shkonte me shtatzëninë time, deri ditën kur u zgjova me hemorragji. Jam shumë e trishtuar, zemra më është thyer, kjo nuk do të kishte ndodhur nëse do të isha e rrethuar nga motrat e mia në Gjermani”, tha Askar.
“Duam vetëm një vend të sigurt për familjen, me nevojat bazike për një njeri. Nëse nuk do të ishte për fëmijët e mi, nuk do të isha larguar kurrë nga Alepo”, tha Hammoush.
“Ndihem e lodhur gjatë gjithë kohës. Nuk është e lehtë të jetosh në këto rrethana. Uroj vetëm të lind kur të jem rregulluar në një vend dhe me një shtëpi, jo në këtë kamp”, tha Rashid.
“Situata jonë në Greqi është shumë e keqe, askush nuk po na kushton vëmendje, jemi të braktisur këtu. Uroj që dikush të na ndihmojë,” tha Bahjat.
“Kur u larguam nga Siria pasi shtëpia jonë u shkatërrua, po shpresonim të gjenim një vend të ri të sigurt, por ëndrrat tona janë varrosur këtu në Greqi, pasi kemi ngecur. Dua të shkoj në Gjermani dhe të kem një jetë më të mirë për familjen time,” tha Daoud.
“Ne u larguam nga lufta, asgjë nuk kishte mbetur për ne në Siri. Më mungon shtëpia jonë, pasi na u mor gjithçka. Tani në Greqi po mbahemi pa e ditur se çfarë do të vijë më pas,” tha Abdulqadir.
“Asgjë nuk kishte mbetur për neve në Deir el-Zour. Qëndruam deri në fund dhe nuk patëm asnjë mundësi veçse të largohemi dhe të jemi të sigurt, ose të qëndronim dhe të vdisnim. Do të doja që të na linin të lëviznim në çdo vend që na mirëpret”, tha al-Rakad.