Lajm12 Dec 2019

Ngritja e SPAK, KLP shkrin Krimet e Rënda dhe trasferon prokurorët

Shumica e prokurorëve të Krimeve të Rënda u transferuan nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë prokurorë të pezulluar pas shkarkimit nga KPK u trasferuan në rrethe.

Autor: Vladimir Karaj BIRN Tiranë
Printo

Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Këshilli i Lartë i Prokuorisë njoftoi shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda menjëherë pas ngritjes së Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion më 19 dhjetor. KLP po ashtu miratoi të enjten trasferimin e të gjithë prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kryesisht në prokurorinë e Tiranës.

Prokurorët Arens Çela, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj, Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Vladimir Mara, Sonila Muhametaj, Pranvera Pustina transferohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë.

Ndërkohë prokurori Artan Bajrami, i cili është i pezulluar për shkak të shkarkimit nga KPK transferohet në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Po ashtu Përparim Kulluri, i shkarkuar nga KPK, transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër, deri në një vendim të formës së prerë. Ndërkohë Eugen Beci u trasferua në prokurorinë e Korçës.

Vendime emërimi u morën edhe për prokurorët që ishin komanduar në këtë prokurori. Kështu  Anton Martini, kandidat për në SPAK u caktua po në prokurorinë e Tiranës, po aty u caktua Donika Prela, Ditan Prençi dhe Isa Jata.

Ndërkohë ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku u emërua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.  KLP po ashtu dha leje për mësimdhënie për disa prokurorë.