MSF ka shprehur zemërim për vdekjen e raportuar këtë javë të një fëmije emigrant gjashtë vjeçar, që mesa duket është shtypur nga një tren ndërsa kalonte kufirin midis Serbisë dhe Kroacisë.
Vdekja e raportuar e një vajze afgane gjashtë-vjeçare këtë javë, mesa duket e vrarë nga një tren që po kalonte aty, ka theksuar rreziqet me të cilat përballen ende emigrantët që kalojnë Ballkanin drejt Europës Perëndimore.
“Një tjetër vdekje krejtësisht e parandalueshme në Rrugën Ballkanike “të mbyllur “. Një fëmijë 6 vjeç u shtyp nga një tren mbrëmë pasi familja e tij u dëbua nga Kroacia, shkroi në Twitter të mërkurën Medecins Sans Frontieres,
Kjo organizatë humanitare ndërkombëtare mjekësore, e cila u jep ndihmë urgjente njerëzve të prekur nga konflikti, shtoi se që nga janari ka numëruar shtatë vdekje përgjatë kufirit Serbi-Kroaci.
“Tre prej tyre ishin fëmijët! Çfarë humbje e turpshme!”
Megjithëse policia serbe nuk e ka raportuar incidentin, e përditshmja serake Alo raportoi se një grup emigrantësh gjetën trupin e fëmijës pranë vijës hekurudhore në kufirin Serbi-Kroaci.
“Emigrantët që gjetën fëmijën, e morën trupin ende të vetëdijshëm, kaluan kufirin kroat dhe ia dhanë atë policëve kroatë,” thotë raporti dhe shtoi se fëmija i vdekur ishte nga Afganistani.
Sipas supozimeve të para, fëmija u shtyp nga treni kur po përpiqej të hynte në Kroaci me familjen e saj.
Një raport i ri i bërë publik nga UNHCR të enjten, Agjencia e Refugjatëve e OKB-së, thekson situatën e vështirë të shumë grave dhe vajzave viktima të trafikimit dhe të më shumë se 15,200 fëmijë të pashoqëruar dhe të ndarë që kanë arritur deri më tani në Europë.
Që prej korrikut, UNHCR dhe partnerë në Serbi u përballën me një numër në rritje të të ardhurve të rinj, përfshirë më shumë se 650 persona në shtator, pothuajse gjysma e të cilëve ishin familje Yazidi nga Iraku bashkë me afërsisht 100 fëmijë të pashoqëruar dhe të ndarë.
Andrea Contenta, një ekspert i të drejtave të njeriut me MSF në Serbi, tha për BIRN në korrik se organizata atëherë dyshonte se 42 emigrantë vdiqën përgjatë rrugës ballkanike që prej janarit.
Ka kaluar më shumë se një vit që kur Bashkimi Europian nënshkroi një marrëveshje polemike me Turqinë që që pak a shumë mbylli të ashtuquajturën rrugë ballkanike.
Megjithatë, kjo s’ë ka ndalur plotësisht fluksin e refugjatëve që kalojnë kufijtë në vendet e Ballkanit gjatë rrugës së tyre drejt Perëndimit.
Sipas UNHCR, 59 për qind e emigrantëve të strehuar në qendrat e pritjes në Serbi janë gra dhe fëmijë. Shumë të mitur janë të pashoqëruar.