Lajm4 Sep 2018

Një i vrarë me armë zjarri në Agjencinë e Inteligjencës të Kosovës

Zyrtarët thonë se një incident me armë brenda ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës të Kosovës në Prishtinë të martën në mëngjes ka lënë një të vdekur.

Autor: Adelina Ahmeti, Behar Mustafa BIRN Prishtinë
Printo

Prishtina. Foto: Wikimedia.

Zv/kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, tha për BIRN se një person u vra në një incident me armë brenda Agjencisë së Inteligjencës të Kosovës të martën në mëngjes.

“Viktima vdiq për shkak të plagëve. Prokurori tani do të jetë në vendngjarje dhe mund të japim detaje më vonë,” tha Berisha.

Agjencia e Inteligjencës e Kosovës tha se si autori i të shtënave ashtu edhe viktima ishin punonjësit e saj.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në ndërtesën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka pasur të shtëna me armë zjarri, në të cilat një oficer i sigurisë së brendshme qëlloi një punonjës. Viktima ka vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës,” citoi Koha të thuhej në një deklaratë për shtyp nga Agjencia e Inteligjencës.

Deri më tani identiteti i viktimës dhe detaje të tjera mbi incidentin nuk dihen ende.

Një zëdhënës për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, gjithashtu konfirmoi për BIRN se spitali shtroi një person që ishte plagosur në incidentin e mëngjesit të sotëm dhe se personi më pas ndërroi jetë si rezultat i plagëve të tij.