Opinion20 Jul 2018

Ofendimi i Trumpit për Malin e Zi s’do të cënojë besueshmërinë e NATO-s

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka tronditur NATO-n me gjuhën e tij ofenduese për anëtarin më të ri, por dëmi afatgjatë i këtij qëndrimit do të jetë ndoshta më pak i rëndë sesa druhen shumë të tjerë.

Autor: Marcus Tanner BIRN Londër
Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Foto: Ean Guest/Flickr

Nuk ka asgjë më të turpshme sesa të të ftojnë në një festë dhe pastaj të të hedhin një gotë me verë në fytyrë në çastin që hyn në derë.

Kështu ndihen krerët e Malit të Zi, pasi sapo morën me të mira bashkatdhetarët e tyre ngurrues për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Sapo bëhen pjesë e klubit, ata ofendohen publikisht nga presidenti amerikan si një vend “agresiv” i vogël që nuk ia vlen të mbrohet.

Përkrahësit e NATO-s në Europë janë të tronditur me të drejtë – pikëpamjet e tyre të përmbledhura nga UK Telegraph, i cili i quajti fjalët e Donald Trump si “muzikë për veshët e Moskës”, që do të dëmtonte besueshmërinë e aleancës në të gjithë Europën Lindore dhe Ballkanin.

The Telegraph ka të drejtë në një drejtim. Paritë opozitare pro-ruse në Mal të Zi sigurisht që janë të lumtura të dëgjojnë presidentin amerikan të thotë se atij s’i bëhet vonë për sigurinë e anëtarit më të ri të NATO-s. Ngrihet pyetja: Pse s’i bashkohemi gjithsesi?

Gafa e Trump ishte e habitshme edhe për shkak se NATO – si shumë klube banka – drejtohet në bazë të një iluzioni ngushëllues për barazinë e të gjithë anëtarëve të tij (ose klientëve). Një shtet, një vend – të gjithë të barabartë përreth tavolinës.

Natyrisht, ky është një pretendim – një akt. Të gjithë e dinë që Shtetet e Bashkuara janë ata që vendosin në NATO. Megjithatë, deri në çastin që foli Trump, Shtetet e Bashkuara e dinin rëndësinë e maskimit të atij fakti dhe të veshjes së nismave të saj me veshjen e vendimmarrjes kolektive.

Megjithatë, nëse gafa e Trump do të shkatërrojë vërtet besueshmërinë e NATO-s në Europën Lindore apo Juglindore është një çështje tjetër.

Kjo është për shkak se – pavarësisht ofendimit të Trump për Malin e Zi – përfitimet e anëtarësimit tejkalojnë ose kostot ose detyrimet.

Teorikisht, “kostoja” numër një është nënseksion i Nenit 5, i cili detyron secilin anëtar t’i bashkohet mbrojtjet kolektive të çdo anëtari tjetër nën sulm.

Vetë NATO këmbëngul se ky parim i mbrojtjes kolektive “qëndron në zemër të traktatit themeltar të NATO-s”.

Megjithatë, në realitet, kjo është shumë më pak e frikshme; parimi nuk është vënë kurrë në zbatim që pasi aleanca nisi punën në vitin 1949.

As, pavarësisht të gjitha bisedave për “vendosmërinë” e re të Rusisë nën drejtimin e Vladimir Putinit, nuk ka ndonjë shenjë se do të ndodhë.

Kremlini ndjek Perëndimin teksa flet hapur për kërcënimin rus, por Putini tashmë ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë dhe gjatë gjithë kohës ka qenë i kujdesshëm për të kufizuar veprimet e tij të ngacmimit dhe kanosjes për btë zbutur shënjestrat e ndjeshme në kufijtë e menjëhershëm të Rusisë.

Edhe në Ukrainë, një temë jetësore për shumë rusë – të cilët e shohin atë si vendlindjen e shtetit rus dhe të ortodoksisë ruse – Putini nuk i është nënshtruar nacionalistëve të vijës së ashpër të Rusisë.

Ata do të donin të shihnin Ushtrinë e Rusisë të lëvizte plotësisht drejt Kievit. Në vend të kësaj, ai u ka hedhur atyre kocka të vogla – Krimea dhe qyteti i Donetskut – duke shmangur rrezikun e një konfrontimi të plotë.

Ideja që anëtarësimi në NATO përfshin ndonjë mundësi reale për një përballje me rusinë mbetet shumë e largët.

“Kostoja” tjetër e anëtarësimit në NATO – duke shpenzuar të paktën 2 për qind të GDP-së tënde në mbrojtje – është po aq teorike.

Ushtria e Malit të zI. foto: mod.go.me

Në praktikë, më pak se gjysma e një duzine prej 29 shtetesh anëtare shpenzojnë rreth 2 për qind të GDP-së së tyre në ushtri.

Do të shohim nëse shpërthimet më të fundit të Trump mbi këtë temë kanë shumë efekt mbi pjesën tjetër. Deri më tani, Rumania është e cetmja anëtare e NATO-s që duket e gatshme të performojë më mirë.

Shtëpia e Bardhë. Foto: Matt Wade/Flickr.

Këto janë kostot kryesore të anëtarësimit në klub dhe nuk janë të vështira. Ndërkohë, përfitimet, janë të prekshme dhe të menjëhershme – një sasi e madhe përvoje, trajnimi dhe teknologjie.

Për më tepër, përtej të gjithë kësaj të mire, është një përfitim tjetër më pak i prekshëm dhe pa kosto nga anëtarësimi në NATO – identiteti i markës.

Anëtarësimi në NATO ende ka një lloj statusi. Është një vulë e rëndësishme dhe e njohur e anëtarësimit në një “botë perëndimore” më të gjerë, e cila – edhe tani, në mes të rritjes së jashtëzakonshme të Kinës – shihet ende si një botë me vlerë të cilës ia vlen t’i përkasësh.

Ajo shpjegon pse vendet si Shqipëria dhe Kroacia – larg dhe pa asnjë rrezik nga Rusia – donin t’i bashkoheshin NATO-s – dhe pse anëtarësimi në të është rritur nga 12 në vitin 1949 në 29 sot.

Anëtarësimi në NATO është pothuajse si një rit kalimi në moshën madhore, një lloj mitzvah bar – vetëm për shtetet.

Për këtë arsye, pavarësisht të gjithë irritimit të ndjerë në Podgoricë, malazezët nuk kanë gjasa t’i kthehen vendimit të tyre, as ndonjë anëtar tjetër i kohëve të fundit.

Duket sikur në qarkullim nuk ka ndonjë klub alternativ sigurie që premton përfitime të njëjta.

Pakti i padashur i Varshavës ka ikur prej kohësh. Kjo lë neutralitetin. Por vetëm një pjesë e vogël e vendeve, si Serbia – që i ka sytë nga Rusia për mbështetje në Kosovë – kanë shumë për të fituar nga kjo.

Neutraliteti është një biznes i vetmuar – shumë mirë për Zvicrën, e cila e ka kthyer lirinë nga angazhimi në një formë arti – por më pak tërheqëse për vendet në Ballkan.

Kërcënimi afatgjatë i vërtetë për NATO-n është një Amerikë që ndalon së shpenzuari para për atë. Kjo do ta shkatërronte vërtet apelin e klubit – në fakt, të gjithë thelbin e tij. Por kjo nuk ka ndodhur ende.

Ndërkohë, malazezët, pavarësisht fjalëve të Trumpit, duhet – siç u thonë anëtarëve të qendrave të bukurive – “të shijojnë të gjitha lehtësirat e klubit”.

Opinionet e shprehura në sektorin e Komenteve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.