Kombet e Bashkuara duhet të rimarrin në konsideratë refuzimin e tyre për të kompensuar romët e Kosovës që vuajtën nga helmimi nga plumbi në kampet e drejtuara nga OKB-ja pas luftës në Kosovë.
Kombet e Bashkuara ndoshta po dëmtojnë përpjekjet e tyre për të promovuar të drejtat e njeriut, në një kohë kur të drejtat e njeriut janë nën kërcënim në mbarë botën.
Ky është këndvështrimi i një paneli ekspertësh të OKB-së që hetoi ankesat për shkelje të të drejtave të njeriut nga misioni i OKB-së në Kosovë pas luftës së viteve 1998-1999, përfshirë helmim nga plumbi në kampet e drejtuara nga Kombet e Bashkuara.
Anëtarë të zhvendosur të minoriteteve rome, ashkali dhe egjiptiane kanë jetuar atje për më shumë se një dekadë dhe qindra prej tyre janë sëmurur, shumë prej të cilëve vuajnë ende edhe sot pasoja shëndetësore.
Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut i OKB-së (HRAP), i cili zhvilloi hetimin, rekomandoi vitin e kaluar që OKB të kërkojë ndjesë dhe t’i paguajë viktimave të helmimit nga plumbi kompensime individuale.
Megjithatë, muajin e kaluar, zyra e shtypit e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres sugjeroi një plan tjetër. Ajo lajmëroi se OKB-ja po krijon një fond vullnetar mirëbesimi për projektet e asistencës komunitare për të ndihmuar “më gjerësisht komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”.
Me fjalë të tjera, shtetet anëtare të OKB-së do të zgjidhnin nëse të dhuronin për fondin, i cili do të përdorej për zgjedhin nëse do t’i dhurojnë fondit, të cilat mund të përdoren për të ofruar shërbime që nuk i drejtohen në mënyrë specifike atyre që u prekën nga helmimi nga plumbi.
Avokatët e viktimave, organizatat për të drejtat e romëve dhe përkrahës së përgjegjësisë së OKB-së kritikuan vendimin e OKB-së. Human Rights Watch i bëri thirrje Guterresit të ndjekë rekomandimet e HRAP-it.
Tani anëtarët e mëparshëm të HRAP-it i kanë bërë thirrje OKB-së të ndryshojë rrjedhën e saj. Në një letër të 8 qershorit drejtuar Guterresit, ata u shprehën se fondi i mirëbesimit nuk arrin të garantojë kompensim për shkeljet e të drejtës për jetën dhe të drejtës për shëndetin.
Ata gjithashtu paralajmëruan Guterresin se “në një kohë reagimesh të ashpra kundër të drejtave të njeriut është tepër e rëndësishme që OKB të shihet të jetë në përputhje me premtimin e Kartës (së OKB-së) dhe detyrimeve që ka promovuar”. Nëse OKB nuk e mban përgjegjëse veten, “sistemi i të drejtave të njeriut në tërësi është dobësuar”, shkruan ata.
Ka ardhur koha që Kombet e Bashkuara të ndreqin gjërat për vuajtjen që i kanë shkaktuar me qindra familjeve nga Kosova të cilat ishin të ekspozuara ndaj plumbit toksik nëpër kampe – dhe të cilët OKB-ja nuk arriti t’i zhvendoste deri pasi efektet shëndetësore u bënë të qarta.
Guterres, i cili e trashëgoi këtë problem, ka premtuar të ndërtojë një kulturë dhënie llogarie. Por refuzimi i OKB-së për të marrë përsipër përgjegjësinë këtu dëmton aftësinë e saj për t’i bërë presion qeverive për të ndrequr abuzimet e tyre me të drejtat e njeriut.
Opinionet e shprehura në sektorin e komenteve janë vetëm të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.