Blog13 May 2017

Live blog : opozita organizon protestën vendimtare për zgjedhjet

Ndiq minutë pas minute raportimin e BIRN mbi protestën e opozitës në Tiranë.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

13:29: Basha shpall Republikën e Re dhe mbyll protestën e Partisë Demokratike

13:23 – Foto nga protesta e Partisë Demokratike

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë protestës së PD-së | Foto nga : Gjergj Erebara

13:18 – Foto nga protesta e Partisë Demokratike

Protesta e Partisë Demokratike në Blvd. Dëshmorët e Kombit | Foto nga : Gjerjg Erebara

13: 03 – Lamberto Zannier, Sekretari i Përgjithshë i OSBE-së bën thirrje për protestë paqësore


13:56 – Foto nga protesta e Partisë Demokratike

Mbështetës të opozitës, gjatë një proteste të organizuar nga Partia Demokratike para godinës së Kryeministrisë, ku është kerkuar dorheqja e qeverise dhe ngritja e një qeverie teknike, për ta çuar vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme. | Foto nga LSA

12:45 – Lulzim Basha deklaron se “kurrë më parë nuk janë mbledhur kaq shumë shqiptarë. Sot referendumi për Republikën e Re. Sot rreth 600 mijë qytetar të mbeldhur në shesh.”

12:35 – Pamje nga lartë e protestës së Partisë Demokratike

Pamje ajërore e protestës së Partisë Demokratike | Foto nga : Gazeta Tema

12:30 – Postim ironik për protestën në Facebook nga kryeministri Edi Rama

12:27 – Postim në Facebook nga Sali Berisha

12:15 – Partia Demokratike ka angazhuar militantë të saj për të krijuar një kordon sigurie midis protestuesve dhe policisë.

11:59 – Video Live nga protesta e Partisë Demokratike

11:45-Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare u përgatitën për protestën e tyre më të rëndësishme me synimin e detyrimit të qeverisë për të shtyrë zgjedhjet e planifikuara për 18 qershorit mes frikës për dhunë.

Shumë protestues po vijnë aktualisht në Tiranë (ora 11.30) nga qytete dhe fshatra të ndryshëm të Shqipërisë ndërkohë që policia ka angazhuar disa mijëra forca policore në terren.

Ndiqni hap pas hapi raportimin e BIRN.